Gazeta Si – Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar këtë të enjte, biznesmenin Pëllumb Gjoka me 9 vite heqje lirie.
Ai përfitoi dhe uljen e dënimit me 1/3, duke bërë që të kryejë 6 vite burg, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat e sigurimit të kushteve për tre vrasje, korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal.
Po kështu, ai vijon gjykimin veçmas në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndoit. Nga dosja “Metamorfoza”, gjithashtu u dënua me 7 vite e 4 muaj burg ish-oficeri, Ardit Hasanbegaj, e duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ai dënohet përfundimisht me 5 vite heqje lirie.
Hasanbegaj u deklarua i pafajshëm vetëm për “armëmbajtje pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje