Nga Gazeta ‘Si’- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 12 persona, mes tyre kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) mes tyre ish-drejtori i përgjithshëm Ergys Verdho dhe punonjës të Bashkisë Kolonjë, për një sërë veprash penale që lidhen me procedurat e prokurimit publik.
Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar shkelje të rënda ligjore në disa tendera të zhvilluar nga ARRSH dhe Bashkia Kolonjë, ku dyshohet se janë favorizuar operatorë ekonomikë të caktuar përmes dokumenteve të falsifikuara, kritereve të paracaktuara dhe përllogaritjeve të parregullta të fondeve limit.
Rasti më i rëndë lidhet me tenderin për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë), me vlerë rreth 2.88 miliardë lekë. Sipas organit të akuzës, fondi limit i kësaj procedure është fryrë me rreth 590.2 milionë lekë, duke shkaktuar dëm ekonomik për shtetin.
Po ashtu, SPAK ka ngritur akuza edhe për procedurën e mbikëqyrjes së punimeve për ujësjellësin e Ersekës dhe disa fshatrave përreth, ku sipas hetimeve kriteret teknike dhe dokumentet e tenderit janë hartuar në mënyrë që të favorizonin të njëjtën kompani.
Erion Isai akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje