Drejtësia

Vëllezërit Bushgjokaj kërkojnë falje për sherrin në GJKKO, por lihen në burg

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën “arrest në burg” ndaj vëllezërve Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj dhe të dyshuarit Petrit Hoxha (Çakri), të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra në zonën e Matit më 8 korrik 2025.

Në seancë ata kanë kërkuar ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për sherrin që ndodhi seancën e kaluar, ku dhunuan fizikisht brenda kafazit të sallës të bashkëpandehurin e tyre, Petrit Çakrri.

Por ata kanë këmbëngulur që Çakri i ka provokuar dhe ka shpifur ndaj tyre. Rrëmbimi dhe më pas vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra ndodhi më 8 korrik të vitit të kaluar. Ai u mor peng, u mbyt dhe u hodh së bashku me makinën e tij në Liqenin e Shkopetit.

Pas ngjarjes, policia arrestoi tre vëllezërit nga Tropoja, si të dyshuar kryesorë për ngjarjen. Pjesë e organizimit të rrëmbimit dhe vrasjes, ka qenë edhe Petrit Çakrri, i cili u arrestua pak ditë pas vrasjes dhe ku dyshohet se siguroi makinën që u përdor prej autorëve. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës mes autorëve të dyshuar dhe viktimës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë