Gazeta Si – Eglant Koçi, 34-vjeçari cili u gjet i pajetë një ditë më parë në një humnerë mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet se është vrarë fillimisht me armë zjarri para se të zhdukej.
Nga këqyrja paraprake e trupit, është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar se është shkaktuar nga arma e zjarrit.
Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore.
Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e tij, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se trupi është konstatuar gjatë verifikimeve nga ajri me dron, në një terren të vështirë dhe të paarritshëm, ku prej ditësh policia po zhvillonte kërkime intensive. Sipas të njëjtave burime, trupi nuk është gjetur i groposur.
Koçi rezultonte i zhdukur prej dy javësh, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.
Pista kryesore e konfliktit mes dy djemve dyshohet të kenë qenë mosmarrëveshjet për kriptovalutat dhe paratë me fajde.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje