Nga Gazeta ‘Si’- Qytetarët janë mbledhur për të 20-tën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë.
Ata janë mbledhur fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas vijuan drejt kryeministrisë.
Ashtu si dhe në ditët e tjera, qytetarët mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë aktuale dhe partive politike. Thirrjet që dominojnë janë ato të çdo dite ‘Rama në burg, Berisha në burg’, ‘Rama jepe dorëheqjen’.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë Vlora, Durrës, Shkodër, Korçë dhe Fier, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike.
Tubime janë raportuar gjithashtu edhe nga shqiptarët jashtë vendit, ndërsa kërkesat kryesore të protestuesve mbeten dorëheqja e qeverisë dhe largimi i klasës aktuale politike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje