Njerez

Raporti / Më shumë njerëz po i shmangin lajmet dhe po u besojnë më pak

Një raport nga Reuters ka treguar se pothuajse 4 në 10 persona thonë se shpesh ose gjithmonë i shmangin lajmet.

38% e të anketuarve kishin këtë mendim në krahasim me 29% në 2017.

Ai zbuloi se numri i njerëzve që shmangnin lajmet gjatë pesë viteve të fundit u dyfishua në Mbretërinë e Bashkuar (46%) dhe Brazil (54%).

Dhe 36% e të anketuarve, veçanërisht ata nën 35 vjeç thanë se lajmet ndikonin në humorin e tyre.

Çështje të tilla si pandemia Covid-19 mendohet se kanë kontribuar në rritjen e njerëzve që shmangin lajmet, programet dhe artikujt.

Më pak se gjysma e kampionit (47%) thanë se ishin shumë ose jashtëzakonisht të interesuar për lajmet krahasuar me 67% në 2015.

Përqindja e njerëzve në vite që kanë thënë se i shmangin lajmet.

Gati gjysma e atyre që morën pjesë në sondazhin global, 43% thanë se ishin të shtyrë të hiqnin dorë sepse lajmet përsëriten dhe ka mbulim të tepërt të ngjarjeve.

A është dezinformimi një problem në lajme?

Besimi ishte gjithashtu një faktor pasi 29% e të anketuarve thanë se lajmet janë të pabesueshme ose të njëanshme.

Disa të anketuar thanë se i shmangën lajmet sepse ato çonin në argumente që donin t'i shmangnin (17%) ose i bënin të ndiheshin të pafuqishëm (16%).

"Një numër i madh njerëzish e shohin median si subjekt të ndikimit të padrejtë politik dhe vetëm një pakicë e vogël beson se shumica e mediave vendosin atë që është më e mira për shoqërinë përpara interesit të tyre komercial", shkroi Rasmus Kleis Nielsen, drejtori i Institutit Reuters.

Më shumë se 93,000 njerëz në 46 vende morën pjesë në sondazh.

Ndoshta është vetëm një shenjë e një bote të trazuar që një numër në rritje njerëzish po largohen nga lajmet.

Covid, i ndjekur nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha ndikimet ekonomike dhe sociale të lidhura me të, ka bërë që të mos ketë mungesë të ngjarjeve shqetësuese botërore. Janë të radha ditët që nuk ndodh diçka dhe nuk ka një ngjarje.

Dhjetë vjet më parë, 59% e njerëzve do të lexonin një gazetë çdo javë. Kjo tani ka rënë në 17%. Një dekadë më parë, 79% ishin ende ndjekës të rregullt të lajmeve televizive, numër që tani ka rënë në 53%.

Një kthesë të madhe pati edhe kur telefonat celularë dhe rrjetet sociale u bënë burim kryesor lajmesh. Në vitin 2022, burimi i parë i lajmeve në mëngjes është në masë të madhe telefoni celular.

Ndërsa telefoni është bërë rruga kryesore drejt lajmeve, ai ka bërë që të gjithë njerëzit të mbingopen me lajme dhe për pasojë ti shohin lajmet si bezdisëse.

Industria e lajmeve ka luftuar për shumë vite pasi kalimi në internet ka sjellë rënie të të ardhurave. Një përgjigje ka qenë përpjekja për të arritur më shumë njerëz në sa më shumë platforma të jetë e mundur. Një ndër këto platforma është edhe TikTok ku mediat në të gjithë botën po e përdorin për të shpërndarë lajmet nëpërmjet videove. Audiencat e reja po i qasen gjithnjë e më shumë lajmeve përmes platformave të tilla si TikTok.

Çdo javë, 78% e të rinjve 18 deri në 24 vjeç i marrin lajmet përmes motorëve të kërkimit dhe mediave sociale. 40% e asaj grupmoshe përdor TikTok, me 15% që thonë se e përdorin atë për të gjetur, diskutuar ose ndarë lajme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë