Arsim

Pse sistemi arsimor finlandez është i mirë?

Imagjino sikur je një prind finlandez. Ke marrë lejen e lindjes të sponsorizuar nga shteti, një grant për lehoninë, madje edhe një pako për kujdesin e bebes, në mënyrë që të mund të shijosh ata muajt e parë të çmuar në një nga vendet më të mira për të rritur fëmijë. Tanimë ka ardhur radha që të nisësh të mendosh rreth edukimit të fëmijës.

Nuk ka vend për stres, ka kohë. Fëmijët finlandez nuk duhet të shkojnë në shkollë deri në moshën 6 vjeçare, kur edukimi fillor nis. Je e lirë ti kalosh ato vite duke luajtur, mësuar, dhe krijuar raportin me të voglin tënd. Nëse dëshiron ti nisësh fëmijës shkollën më herët, sistemi finlandez ofron një program edukimi të hershëm gjithashtu.
Programi ka të bëjë me konceptin “mësim përmes lojës” model për të promovuar “rritjen e balancuar” sipas faqes së Agjencisë Kombëtare Finlandeze për Edukimin. Gjithashtu e ndjekur sipas Kurikulës Kombëtare për ECEC.

Edukimi bazik (plus ushqimi falas)

Kur fëmija yt mbush shtatë vjeç, ka ardhur koha për të nisur edukimin bazik. Finlanda nuk e ndan arsimin bazë në fillor dhe nëntëvjeçar. Në vend të kësaj, ajo ofron një strukturë të vetme edukimi për nëntë vite, 190 ditë në vit. Sipas ECEC, politikbërësit i lënë shumë hapësirë administratorëve dhe arsimtarëve lokalë të shkollës që të rishikojnë dhe rindërtojnë kurrikulën për të përmbushur nevojat fëmijëve.

"Ideologjia konsiston në orientimin përmes informacionit, mbështetje dhe financim," shkruan Agjencia Kombëtare Finlandeze për Edukimin (e cila përcakton kërkesat thelbësore të kurrikulave). Qëllimet e vendosura për edukimin bazik është të "të mbështesë nxënësit të rriten përmes humanitetit dhe përgjegjësisë të pjesëmarrjes etike në shoqëri dhe duke i paisur ata me njohuri dhe aftësi që do tju duhen në jetë."

Kjo qajse përfshin se çfarë testesh u duhen dhënë fëmijëve, si të vlerësohet progresi dhe nevojat e tyre, dhe aftësia për të vendosur detyra ditore e javore.

Një autonomi e tillë tingëllon e frikshme për disa prindër. Çfarë ndodh sikur fëmija yt ta shpenzojë gjithë ditën duke mësuar regresionet fenomenologjike të Kodit Konami? (Pra kjo do të ishte mahnitëse). Por prindërit finlandezë, nuk janë aq të shqetësuar se të mësuarit e menjëhershëm është emergjente në Finlandë.

Shumë mësues kanë një master. 80% e mësuesëve të sistemit bazik arsiomor marrin pjesë në kurse të zhvillimit të vazhdueshëm profesional.

Sidoqoftë, vlerësimet e Finlandës janë të bazuara në etalone, jo gjithëpërfshirëse. Ato gjithashtu nuk janë të lidhura me fondet e shkollës dhe as nuk përdoren për të renditur shkollat. Përkundrazi, vlerësimi synon të vlerësojë kualifikimet e shkollës dhe më pas i ofrohen administratorëve për qëllime zhvillimore.

Oh, a e përmendëm që ushqimi në shkollë është falas për të gjithë fëmijët? Dhe se udhëzimet dhe këshillimet janë ndërtuar si pjesë e kurrikulës? Dhe ka programe specifike për çdo fëmijë sipas nevojës të gjithësecilit?

Pas edukimit bazik, fëmija yt vendos të ndjek arsimin e mesëm të lartë. Edhe pse nuk është i detyrueshëm, 90 përqind e studentëve fillojnë studimet e mesme të larta menjëherë pasi kanë mbaruar arsimin bazik. 10 përqindshi tjerë mund të zgjedhë ti kthehen në arsimit më vonë pa ndonjë kosto.

Arsimi i mesëm i lartë është i ndarë në dy drejtime kryesore, të përgjithshme dhe profesionale, dhe të dyja zgjasin rreth tre vjet. Arsimi i përgjithshëm merr trajtën e punëve të kursit, por studentët kanë shumë liri të vendosin oraret e tyre të studimit. Në përfundim të drejtimit të përgjithshëm, studentët marrin provimin kombëtar të maturimit, testi i vetëm i standardizuar i Finlandës. Rezultatet e tyre përdoren si pjesë e aplikimeve të tyre për në kolegj.

Arsimi profesional është më shumë i përqendruar në punë, pra ka në fokus praktikën. Rreth 40 përqind e nxënësve që mbarojnë arsimin bazik fillojnë arsimin profesional. Kjo rrugë përfundon me kualifikime të bazuara në kompetenca pasi studenti të përfundojë një plan studimi individual.

Vlen të përmendet se studentët nuk janë të mbërthyer pas këtij drejtimi. Si pjesë e përkushtimit të Finlandës për arsimin dhe vendimmarrjen, nxënësit janë të lirë të zbulojnë interesa të reja.

Arsimi i lartë

Pasi fëmija yt shkëlqen në shkollë të mesme, me siguri po shqetësohesh se çfarë do të ndodhë më tej. Nuk duhet të shqetësohesh. Arsimi i lartë, si ai fillor dhe ai i mesëm i lartë, është falas.

Nuk duhet ta harrosh, qasja e barabartë në arsim është një e drejtë kushtetuese në Finlandë. Studentëve u kërkohet të paguajnë vetëm për librat, transportin dhe pajisjet e tjera shkollore - dhe ndihma financiare ndaj studentëve është lehtësisht e aksesueshme.
Kolegjet finlandeze janë të ndara në dy lloje: universitete dhe universitete të shkencave të aplikuara. Universitetet përqendrohen në kërkimet shkencore, ndërsa universitetet e shkencave të aplikuara fokusohen tek aplikimet praktike. Studentët zakonisht marrin një diplomë bachelor në katër vjet të studimit me kohë të plotë, duke përfshirë studime dhe një projekt. Diploma dhe Masteri zgjasin pesë deri në gjashtë vjet, dhe si rregull, studentët pranohen të studiojnë menjëherë për master.

Nëse fëmija yt ka zgjedhur rrugën profesionale, ai është i lirë të vazhdojë arsimin e lartë në një universitet, zakonisht në një universitet të shkencave të aplikuara. Por përsëri, rrugët arsimore të Finlandës janë mjaft të adaptueshme.

Nuk ka vend për tu habitur që Finlanda mbështet arsimin fuqishëm për të rritur e promovuar barazinë sociale dhe një forcë punëtore kompetente. Si është në gjendje që Finlanda të sigurojë një arsim të tillë gjithëpërfshirës, universal për të gjithë qytetarët? E thjeshtë: Përtej përcaktimit të së drejtës së arsimit në kushtetutën e tyre, populli finlandez vlerëson arsimin dhe vendos në kohën e duhur të ndërtojë një sistem që i përmbahet studimit më të mirë arsimor.

Nëse vendet e tjera dëshirojnë të ndjekin modelin e Finlandës, ata nuk duhet të fotokopjojnë modelin e tij të arsimit; megjithatë, ata do të kenë nevojë për ta adaptuar atë me vendin e tyre për ti dhënë rëndësinë e duhur arsimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë