Ka ndodhur

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplas nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërron jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë ku një i mitur ka ndërruar jetë.

Një mjet ka përplasur fëmijën rreth 3 vjeç që ka qenë në rrugë duke ecur dhe nënën e tij. Automjeti tip “Nisan”, drejtohej nga Sh. V., 76 vjeç.

I mituri ka ndërruar jetë në spital ndërsa Sh. M., rreth 44 vjeçe, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë