Gazeta Si – SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, 15 “arrest me burg” e 5 “arrest në shtëpi”, për një grup kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim parash.
Në krye të këtij grupi, dyshohet se janë vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, të shpallur në kërkim, të cilët drejtonin trafikun e drogës. Luçiano Koçeku, u dhunua në gusht të vitit 2024 në një resort luksoz për një sherr banal në Palasë.
Ai rezulton pronar i vetëm i shoqërisë “G.A.V Invest”, e themeluar në Tiranë në tetor të vitit 2022. Kompania ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, projektimit, investimeve civile, turistike dhe industriale, si dhe në sektorin e hotelerisë dhe shërbimeve.
Vetëm në vitin 2020, grupit iu kap 6.7 tonë kokainë. Pjesë e këtyre grupeve kriminale, rezultojnë dhe biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri, të cilët dyshohen nga SPAK se pastronin paratë e ardhura nga veprimtaria e paligjshme kriminale.

Në pranga ka rënë biznesmeni Orest Sota, ndërsa në “arrest shtëpie” është Edmond Jaupi. Në kërkim janë shpallur biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë vendit.
Artur Shehu është një nga pronarët që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz. Në kërkim gjithashtu është dhe Orges Birçaj.
Sipas vendimit të gjykatës datë 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrime të shumës totale prej mbi 128 milionë eurosh në llogarinë e noteres Amela Mukaj. Këto fonde dyshohet se janë përdorur për të treja transaksionet e shitblerjes së tokave në Zvërnec.
Burimet bëjnë me dije se përgjimet e realizuara nga SPAK, të cilat dokumentonin bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal të dy vëllezërve Koçeku, kanë qenë kyçe për nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrjetit të pastrimit të parave në këtë çështje.
Ndërkohë mes të arrestuarve është dhe Orgest Birçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”. Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash.
Po ashtu, mes të dyshuarve janë Astrit Vladi dhe Kastriot Vladi, i cili ka qenë pjesë e një dosjeje të mëparshme për “Toyota Auris”, ku kanë përdorur aplikacionin Sky ECC për komunikime dhe organizim të aktivitetit kriminal.
Në vijim të hetimeve, dyshohet se ata kanë trafikuar lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës dhe Britanisë së Madhe. Aktivitetet e dyshuara, të cilat janë zbuluar përmes ç’kodimit të aplikacionit “Sky ECC”, dyshohet të jenë kryer mes viteve 2019 dhe 2020.

Ndërsa i dyshuari Orest Sota, është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro.
Në prill të këtij viti, Sota shkoi në SPAK ku qëndroi për 5 orë duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t dhe njohjet me biznesmenin Ergys Agasi.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se aktiviteti kriminal dyshohet të jetë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa kontrollet dhe procedurat për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore vijojnë në disa zona.
SPAK dhe Policia e Shtetit nuk kanë dhënë ende informacion shtesë, por pritet që në përfundim të operacionit të publikojnë një njoftim zyrtar me të dhëna të plota mbi hetimet, personat e proceduar dhe provat e administruara.
Emrat e akuzuar nga SPAK
1. Artur Shehu
2. Leonard Bishaj
3. Artur alias Luçiano Koçeku
4. Abedin Koçeku
5. Ervin Koçeku
6. Orest Sota
7. Ilir Shtufi
8. Orgest Birçaj
9. Dritan Aga
10. Gëzim Islami
11. Edmond Jaupi
12. Alfredo Hamzai
13. Ardian Zykaj
14. Adrian Rama
15. Erjon Rama
16. Elton Memeti
17. Arben Ismailaj
18. Bensik Myftari
19. Astrit Vladi
20. Kastriot Vladi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje