Drejtësia

Veliaj refuzon kafazin e xhamit dhe mungon në gjyq, seanca shtyhet për mungesë të avokatëve

Gazeta Si – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk ka pranuar të jetë i pranishëm në seancën e radhës në GJKKO, që po zhvillohet në themel ndaj tij dhe 18 të pandehurve të tjerë.

I përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca, mësohet se Veliaj i ka dërguar një shkresë gjykatës, ku i bën me dije se nuk do të marrë pjesë në seancë për shkak të kafazit të qelqtë.

“Nuk është e hijshme e as dinjitoze”, mësohet të ketë shkruar kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 10 shkurtit 2025.

Ndërkohë, gjykata nuk pranoi kërkesën e mediave për të transmetuar drejtpërdrejt seancën gjyqësore, e cila u shty për shkak të mungesës së avokatëve Maks Haxhia dhe Dritan Jahaj.

Prokurori i posaçëm, Olsi Dado kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se në këto kushte procesi nuk mund të zhvillohet normalisht.

Dy vendime që u morën në këtë seancë të shkurtër, ishin pezullimi për të dytën herë i afateve të paraburgimit për Veliajn dhe vënia në dispozicion e 24 fashikujve hetimorë.

“I mbrojturi prej meje nuk është bërë asnjëherë pengesë për vijimin e gjykimit, madje në deklaratën që lexuat ai thotë se nuk do paraqitet por do të përfaqësohet prej meje. Nuk ka pse i pezullohen afatet e paraburgimit”, tha Ndreca.

Në këtë fraksion të dosjes “Veliaj”, kryebashkiaku me të pandehirit e tjerë po gjykohet me proces të zakonshëm dhe jo me gjykim të shkurtuar.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ideuan dhe vunë në jetë një skemë korrupsioni të shtrirë në kohë, për të përfituara nga fondet publike të bashkisë së kryeqytetit.

Fondet e bashkisë, sipas Prokurorisë se Posaçme, i janë dhënë fillimisht biznesmenëve të vënë nën hetim dhe më pas në formën e korrupsionit, janë kthyer te kryebashkiaku, ndërsa biznesmenët kanë përfituar në këmbim fonde publike e leje ndërtimi.

Të pandehurit

Erion Veliaj

Ajola Xoxa

Gentian Sula

Meriman Palushi

Shkëlqim Fusha

Sokol Kryeziu

Linda Kazani

Erald Simixhiu

Ina Goxhaj

Valmir Xoxa

Flutura Xhani


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë