Arsim

A i ngjan arsimi fillor shqiptar atij finlandez?

Autoritetet arsimore shqiptare thonë se tek punojnë për reforma në fushën e arsimit kanë në mendje modelin e suksesshëm finlandez.

“Vazhdimisht e them dhe ndoshta nuk është teprim, marrim shembull Finlandën për një sistem të mirë arsimor? Edhe kam studiuar me shumë kujdes”- do të thoshte zv. Ministrja e arsimit në atë kohë Besa Shahini në një intervistë, e më pas duke e theksuar qasjen finlandeze të arsimit pak muaj më parë teksa qeveria vendosi të ndryshonte koefiçientët për lëndët e maturantëve që do të hynin në Universitet.

https://www.instagram.com/p/B0xrmrZAIv0/

Forumi Ekonomik Botëror ka përmbledhur në mënyrë sintetike në një vide pse sistemi finlandez arsimor është i mirë për fëmijët:

*Fëmijët finlandezë e kanë ushqimin falas në shkollë me qëllim që të marrin energji për të mësuar. Dhe prindërit me të ardhura të ulta të mos shqetësohen se fëmijët e tyre do të kenë uri

*Çdo shkollë ka një doktor dhe një infermiere, të cilët sigurojnë që fëmijët janë shumë mirë gjatë orëve të shkollës

*Çdo fëmijë ndihmohet për të mësuar, përfshirë konsultime dhe këshillime për ti ndihmuar ata në gjithçka deri në zgjedhjen e karrierës së tyre për të vendosur nëse do të shkojnë në universitet apo mësojnë biznes

*Çdo fëmijë ka programin e tij unik të të mësuarit. Mësuesit mund të adaptojnë kurikulën sipas nevojave të klasës së tyre

*Çdo fëmijë ka të drejtën e cilësisë së lartë të arsimit

Finlandezët mendojnë që arsimi mund të ndihmojë në në eleminimin e pabarazisë sociale

A i realizon sistemi arsimor shqiptar këto nevoja për nxënësit? Nëse jo ende, kur do të mund ti realizojë?


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë