Ka ndodhur

Goditet ‘Call Center’-i me 49 punonjës në Tiranë, 4 menaxherë në pranga

Gazeta Si – Një tjetër ambient i paligjshëm i mashtrimit me “Call Center” është goditur këtë të enjte në Tiranë.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë 4 administratorët të cilët drejtonin 49 punonjës të cilët u proceduan penalisht.

Gjatë kontrolleve në katin e dytë të objektit në bulevardin “Gjergj Fishta”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë