Gazeta Si – Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë mëngjesin e kësaj të premteje, pasi tentoi të grabiste me një armë lodër një pikë këmbimi valutor në Shkozë.
Policia njofton se autori është identifikuar si Klejdi Ymeri, i cili tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë, duke i kërcënuar punonjësit me një send në dukje armë zjarri (por plastike).
Falë reagimit të policisë, autori u neutralizua dhe u vu në pranga, ku iu sekuestrua sendi i përdorur gjatë tentativës, i dyshuar si armë zjarri.
Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje