Ka ndodhur

Kokainë, diamante dhe mallra kontrabandë në Durrës, 3 të arrestuar

Gazeta Si – Në dy operacione, Policia e Durrësit ka goditur raste të shpërndarjes së drogës, kontrabandës së mallrave, mosdeklarimit të sendeve me vlerë dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacioneve të koduara, “The hill” dhe “Transportimi”, u vunë në pranga 3 persona, ndërsa 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan doza kokaine dhe kanabis, 4 gurë të dyshuar diamantë, shuma parash në euro dhe lekë, 1 automjet si dhe 12 celularë.

Kështu, në kuadër të operacionit të koduar “The Hill”, u arrestua V. L., dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. R., të dy banues në Durrës, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, në doza. Gjatë operacionit u sekuestruan 207 doza Kokaine, 90 doza kanabis sativa dhe 10 celularë.

Ndërsa në kuadër të operacionit të koduar “Transportimi”, u arrestuan: Dh.D., banues në Patos, Fier, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën 4 gurë të dyshuar të çmuar (diamantë), pa dokumentacion origjine apo fatura blerjeje.

Gurët, 2 celularë dhe një shumë parash (euro dhe lekë) që u gjetën në automjetin e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin;

-R. L., banues në Lezhë, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, si dhe 4 pasagjerë të cilët dyshohet se i ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Pasagjerët, shtetasit Xh. H., E. B., E. K. dhe L. K., u proceduan penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë