Arsim

Po shkollat si do hapen, Covid-19 po na infekton më shumë?

Studime të ndryshme kanë treguar se fëmijët zhvillojë simptoma të lehta të Covid-19, ose nuk kanë simptoma fare, por ata mund të jenë mjaftë mirë mbartës të virusit sa për ta transmetuar atë ndaj hapja e shkollave shikohet me rrezik jo më shumë për ta sesa për të rriturit. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konfirmuar që prej fillimit të pandemisë se Covid-19 përhapet nëpërmjet spërklave kur flasim, teshtijmë, kollitemi apo kur prekim edhe sipërfaqet e kontaminuara. Ndërkohë që kohët e fundit u vërtetua se virusi mund të përhapet edhe në mjediset e mbyllura nëpërmjet ajrit.
Nëse këto karakteristika do ti bashkangjiteshin realitetit shqiptarë me klasa më shumë nxënës, pamjaftueshmëri ambjentesh dhe infrastrukture për të mbajtur higjenën, kostot e shtuara për dezinfetkimet dhe materiale të tjera higjenizuese si alkool dhe sapun, do të krijonin një dhimbje të tëmerrshme koke çdo qeveritari. Por ama çdo kush e ka të ndaluar që të mos lejoj rikthimin në shkolla.
Por ndërasa ditët e verës rrëshkasin shpejt drejt vitit të ri akademik, përgjigjet e domodoshme nga Ministria e Arsimit si institucion i linjës po mungojnë. Ka një heshtje që shton panikun dhe pasiguritë .

Rreth një muaj më parë Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini tha se mësimi do të nisë në datën 14 shtator dhe ndërkohë do të punohej me skenarët se si do të zhvillohet mësimi në kushtet e pandemisë. Ministrja deklaroi atëherë se mësimi do të vijojë të zhvillohet i alternuar, në klasë, nëpërmjet televizionit dhe online, por deri më tani Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve nuk dihet asnjë skenar, asnjë strategji.
Gazeta “Si” ka këmbëngulur prej kohësh për të mësuar se si do të zhvillohet mësimi. Por deri tani heshtje.
Udhëzimet e OBSH për hapjen e shkollave nuk ndryshojnë shumë nga protokolli i kujdesit të higjienës, distancës sociale dhe mbajtja e maskave, njëjtë si për të gjithë qytetarët apo bizneset. Por sipas OBSH, shkollat duhet të verifikojnë saktësisht gjendjen shëndetësore të nxënësve dhe stafit pedagogjik.
Mesa kuptohet vendimi nuk i takon vetëm Ministrisë së Arsimit por edhe asja të Shendetësisë. Të dyja bashkë duhet të të na tregojnë një rrugë. Në mungesë të një terri dhe diskutimesh të hapura ku publiku duhet të ndihet pjesmarrës dhe vendimarrës ne ju, drejtuam ekspertëve të shendetit për të na treguar një rrugë se cfarë duhet bërë që përhapja e virusit nga hapja e shkollave të mos kthehet në një kërcënim të madh .
Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho i tha gazetës “Si” se “ duhet të ketë një sistem survejance i cili duhet të jetë profesional dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
“Në momentet kur në popullatë ka prani të shtuar të rasteve me Covid-19, ka pragje të caktuara, që bëjnë të mundur edhe mbylljen e shkollave për persona të caktuar. Në qoftë se ka nxënës me simptoma të caktuara, ose mësues me simptoma të caktuara ose familjarë të tyre, të gjitha këto duhet të kapen nga sistemet e survejancës dhe ne këto sisteme i kemi jashtëzakonisht të dobëta siç ka treguar edhe eksperienca e deri tanishme,” i thotë eksperti Gazetës “Si”.

Dasho shpjegon gjithashtu se çështja e shkollës është shumë e vonuar dhe duhet ngritur sa më parë një grup multidisiplinar me përfaqësues të ministrisë së arsimit, përfaqësues të shëndetësisë dhe specialitete të tjera që i shërbejnë situatës për të analizuar se cilat janë mundësitë në Shqipëri, për të parë çfarë masash kanë marrë vendet e tjerë dhe çfarë duhet bërë në Shqipëri.
Eksperti rekomandon se masat që duhet të merren në shkolla janë të njëjta me ato që po praktikohen në përgjithësi për parandalimin e Covid-19. Duhet të respektohet distanca mes nxënësve, duhet të ketë mbajtje të maskës nga nxënësit dhe nga mësuesit, duhet të ketë mundësi për të higjienizuar sa më shpesh duart, disa herë gjatë ditës, por sipas ekspertit kjo është një pikë edhe më delikate sepse siç është bërë e ditur edhe më parë që nga mediat shkollat në vendin tonë kanë probleme me mungesën uji dhe sapunit që janë të domosdoshme.
“Të gjitha këto mua më bëjnë skeptik nëse ne jemi në kohë për të hapur shkollat në mënyrë të sigurt. Këto masa kërkojnë përgatitje dhe përgatitje serioze, përgatitje që zgjat disa jave dhe disa muaj dhe vendet e tjera që do të hapin shkollat i kanë marrë të gjitha këto masa, ndërsa në vendin tonë unë nuk e di se cila është situata deri tani por nga informacioni që kam nuk shoh të ketë ndonjë lëvizje për riorientimin e shkollave, për të qenë të sigurta në këtë drejtim dhe për të ofruar mësim të sigurt në kohë e Covid-19.

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho

Por çfarë duhet bërë?
Eksperti Dasho shpjegon se për të materializuar këto masa kuptohet që klasat e shkollave publike shqiptare do të kenë nevojë për të ndryshuar rrënjësisht.
Dasho shpjegon se një zgjidhje e mundshme do të ishte duke punuar me turne, e cila sipas tij nuk është një strategji shumë e mirë sepse i lodh mësuesit.
“ Mundësia tjetër sipas ekspertit është që klasat të punojnë me ditë të alternuara, pra gjysma e klasës vjen në 3 ditë të javës dhe gjysma tjetër vjen në 3 dtët e tjera kjo krijon mundësinë që pjesën tjetër të mësojnë nga shtëpia në distancë, ose duke kryer gjysma ditës për të mos dëmtuar aspektet sociale të fëmijëve, pra gjysma e klasës vjen paradite që punon me orë të shkurtuara 2 ose 3 orë dhe gjysma tjetër vjen pas pushimit të madh. Në këtë mënyrë edhe mësuesit nuk lodhen por edhe të gjithë fëmijët kanë një jetë sociale normale sepse në shkollën nuk është vetëm procesi arsimor, është procesi edukativ dhe të gjitha elementët e tjerë që ka shkolla. Pra këto janë disa nga variantet që i kanë parë ose aplikuar disa vende të botës dhe i kanë aplikuar me sukses,” i shpjegon Dasho Gazetës “Si”
Ndërkohë tabloja e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë, sa vjen dhe përkeqësohet. Shumë pak kohë që prej lehtësimit të masave, është rritur vrullshëm numri i të prekurve dhe më shumë kanë humbur jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë