Mode

Pas zgjerimit në vitin 2021, moda e shpejtë mund të bjerë sërish

Më 15 shkurt, Departamenti i Tregtisë në Amerikë raportoi se amerikanët shpenzuan 3.8% më shumë në janar se sa në dhjetor, të pashqetësuar nga rritja e inflacionit dhe pasiguria e lidhur me Covid-in. Kjo ishte rritja më e shpejtë mujore në gati një vit. Një pjesë e këtyre shpenzimeve po shkon për rroba të reja. Edhe në vende të tjera, shitësit e veshjeve po lulëzojnë. Në Britani, moda ishte i vetmi sektor ku u rritën shitjet në internet  që pa shitjet në internet të rriteshin muajin e kaluar, nga viti në vit, sipas shoqërisë së konsulencës Capgemini.

Markat e nivelit të lartë si Christian Dior ose Gucci janë relativisht imune ndaj trazirave ekonomike.

Njerëzit që mund të përballojnë financiarisht veshjet e tyre, mund të pësojnë rënie të të ardhurave gjatë krizave ekonomike, por nuk e kanë problem blerjen e veshjeve shumë të shtrenjta. Ndërkohë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për markat më pak luksoze të modës. Sidoqoftë, edhe ato, kanë pasur një ecuri të mirë kohët e fundit.

Marka amerikane Ralph Lauren hapi 40 dyqane të reja vetëm në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, duke përfshirë një dyqan kryesor në Milano, si dhe dyqane të tjera në Atlanta, Chicago, Detroit dhe Majami, shpesh në rrugët më të frekuentuara të këtyre qyteteve.

Shefi i saj, Patrice Louvet, thotë se konsumatorët do të vazhdojnë të blejnë veshjet e markës dhe se firma e tij “po lulëzon”. Shitjet e markës Hennes & Mauritz (H&M), janë kthyer në nivelet para-pandemike dhe fitimet janë nga më të lartat ndër vite.

Helena Helmersson, shefja ekzekutive e kompanisë deklaroi pak para se Covid-19 të godiste Europën, se dëshiron të dyfishojë shitjet e grupit suedez deri në vitin 2030.

Ajo ka thënë se është optimiste pasi kaloi pasojat e shkaktuara nga pandemia.

Por nuk është njësoj për të gjithë pasi disa kompani, sidomos ato që shesin për masat, janë përballur me një sërë sfidash.

Disa nga sfidat ishin edhe dixhitalizimi dhe qëndrueshmëria. Ndërkohë pandemia ka krijuar edhe pengesa në zinxhirin e furnizimit, kostot e larta të transportit dhe deri tek mungesat e punëtorëve.

Për më tepër, për shkak të “kapriçove”, një hap i gabuar mund t’u kushtojë firmave shumë para. Shitjet e H&M në Kinë ranë vitin e kaluar, pasi kompania shprehu shqetësime rreth akuzave për punë të detyruar në rajonin Xinjiang.

Suksesi i markave të veshjeve vitin e kaluar u nxit nga rrethana të pazakonta, që nuk do të zgjasin. Kufizimi i kërkesës për shkak të karantinave, nxiti një valë “blerjesh hakmarrëse” kur dyqanet u rihapën më në fund. Xhepat e blerësve ishin mbushur nga paratë e ndihmave qeveritare.

Dhe pandemia ishte gozhda e fundit në arkivol për disa kompani më të dobëta, duke reduktuar konkurrencën në një treg tashmë të tejmbushur: marka si Topshop, Laura Ashley dhe TM Leëin, falimentuan në Britani, dhe Ann Taylor, Brooks Brothers dhe J. Creë, falimentuan në Amerikë.

Tani që konsumatorët nuk po marrin më para nga qeveria, dhe e kanë mbushur gardërobën e tyre, ata mund të bëhen më të përmbajtur.

Ndryshe nga klientët e pasur të markave luksoze, të cilët vështirë se do ta vënë re se një çantë dore që kushtonte 5,000 dollarë në vitin 2019, tani është 8,000 dollarë (çanta klasike e Chanel), klientët e markave më të lira, mund të kundërshtojnë çmimet më të larta. Investimet e nevojshme në dixhitalizim dhe qëndrueshmëri, do të ndikojnë në përfitimet e markave të lira.

Për sa i përket konkurrencës, disa marka janë zhdukur, por disa fytyra të reja duken shumë më kërcënuese për pjesën e tregut të zënë nga gjigantët e veshjeve.

Kompanitë si Shein, një kompani kineze që shet veshje të lira, kompania britanike Asos apo ajo gjermane Zalando, po bëhen gjithnjë e më shumë popullore. Ato po kërkojnë gjithashtu mënyra për të tërhequr “fashionistët” e rinj.

Në raportin vjetor mbi gjendjen e biznesit të veshjeve, shoqëria e konsulencës McKinsey, parashikon se uljet dhe moda e luksit do të vazhdojnë të tërheqin investitorët këtë vit. Shitësit me pakicë të tregut të mesëm mund të shijojnë një ose dy sezone të tjera të blerjeve në masë. Pas kësaj periudhe, perspektivat e tyre duken më të paqarta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë