Mode

Cillian Murphy zgjidhet imazhi i ri i Versace

Shtëpia italiane e modës Versace ka zgjedhur Cillian Murphy si imazhin e ri.

“Jam e lumtur që Cillian tani është pjesë e familjes Versace”, tha drejtoresha artistike Donatella Versace në një deklaratë.

“Ai është një aktor i jashtëzakonshëm dhe çmimi tij në Oscar është absolutisht i merituar”, tha ajo duke shtuar se ai është një aktor mjaft tërheqës në ekran.

Aktori irlandez, i cili luajti në filmin Oppenheimer, do të kryesojë fushatën e re të modës, ku do të shihet duke veshur pjesë nga koleksioni i ri i Versace për meshkuj. Bashkëpunimi me markën vjen pasi aktori i njohur zgjodhi të vishej me një kostum të zi të realizuar nga marka e njohur në natën e çmimeve Oscar aty ku edhe mori çmimin e aktorit më të mirë.

E planifikuar të nisë më 3 Prill, kjo do të jetë fushata e parë e Murphy për kompaninë italiane të modës luksoze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë