Analize

Muxhahedinët në Shqipëri, bazë terroriste apo humanitare?

Një vit më parë, rreth tre mijë anëtarë të opozitës iraniane (MEK) u dëbuan më në fund nga Iraku ku ndoheshin nën patronazhin e Sadam Huseinit dhe u strehuan në vendin tonë, mes raporteve se Amerika dhe OKB-ja i paguan miliarda dollarë qeverinë shqiptare për pranimin e grupit opozitar. Anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit konsideroheshin deri pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian dhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim.

Pas mbërritjes së tyre në vendin tonë, disa politikanë të nivelit të lartë të amerikan vizituan Shqipërinë, duke falenderuar Tiranën zyrtara për strehimin e grupit por edhe për qëndrimin e saj anti-Iran. John Bolton, senatori John Mccain dhe Rudy Juliani, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe mik i ngushë i Presidentit Donald Trup, janë takuar në Tiranë me udhëheqësin e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, duke i premtuar  kthim sa më të shpejtë në shtëpi.

Radhës së zyrtarëve amerikanë që “zbakojnë” në Shqipëri, iu bashkua së fundmi edhe gazetari Richard Engel, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj zyrtarëve amerikanë dhe grupit iranian, të cilët i konsideron si terroristë dhe vrasës, në një investigim dramatik që u transmetua ekskluzivisht në MSNBC. Gazetari ka vizituar kampin e muxhahedinëve në Maminas, duke ngritur alarmin se baza i ngjajn një kompleksi gjigand me stil ushtarak. Sipas tij opozita iraniane ka paguar me mijëra para në drejtim të ish-ambasadorit të Kombeve të Bashkuara John Bolton, tashme një ndër këshilltarët më të afërt të presidentit Trump për sigurinë nacionale , por edhe ish-kreybashkiakut Rudy Giuliani.

“Judy Jualiani pranoi se kontaktet e para me MEK-un filluan në shtator 2008, por ai tha se nuk mban mend sa para i kishin paguar gjatë viteve. Ai e quajti të kaluarën terroriste të grupit një keqkuptim të madh- shkruan gazetari në një seri postimesh në Tëitter- As Bolton nuk ka zbuluar se sa është paguar nga MEK. Zyra e tij nuk iu përgjigj kërkesës sonë për komente.

https://twitter.com/OARichardEngel/status/1000191601027768321

Theksojmë se ky i fundit gjatë një vizitë në Shqipëri, në vitin 2017, kërkoi rrëzimin e regjimit iranian dhe ardhjen në pushtet të muxhahedinëve. Ai u premttoi Muxhahedinëve se para vitit 2019 do të festonin në Teheran.

Nëse sheh perimetrin e bazës së MEK në Shqipëri duket si një kamp modest, por kur e sheh nga ajri i ngjajn një kompleksi gjigand me stil ushtarak. Kush po paguan për të gjitha këto shpenzime!? 

Richard Engel

I pyteur nga gazetari amerikan Saadalah Saafi, një ish pjesëtar i Muxhahedinëve që jetojnë në Tiranë, thotë se paratë për MEK vijnë nga shtete të pasura Arabe që janë kundër Iranit. Muxhahedinët u larguan nga Lindja e Mesme falë një pakti me Shtetet e Bashkuara. Ata thotë se duan të drejtojnë Iranin demokratik pas ndryshimit të regjimit. Por ish pjesëtari Saafi shprehet se grupi në fjalë është i rrezikshëm dhe një kult i dhunshëm i cili abuzon me vetë pjesëtarët e tij. 

Unë personalisht janë torturuar fizikisht dhe jam abuzuar mendërisht prej tyre. Një mik i imi u torturua e më pas u vra prej tyre. Nëse ata i bëjnë kësisoj gjërash vetë ndjekësve të tyre, me siguri ata do t’i tradhtojnë iranianët kur të vijnë në pushtet. Do të jetë një fatkeqësi absolute dhe jam i bindur se edhe amerikanët do të pendohen për të!” shprehet ish-pjesëtari i MEK.

https://twitter.com/OARichardEngel/status/1000648074103017472

“Pra kush janë muxhahedinët dhe kush nga rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump i do ata në pushtet!”, pyet gazetari.  Sipas tij opozita iraniane nuk ka ardhur ne Shqipëri si refugjatë, por nën një 'bazë humanitare'.

Ndërkohë, kur eksperja kundër terrorizmit Anne Khodabandeh vizitoi Tiranën më 5-7 nëntor për të hetuar gjendjen e  ish-anëtarëve të opozitës ngriti pyestjen nëse MEK po rekruton në mënyrë aktive të rinj shqiptare.

Çfarë është MEK dhe si u strehua në Shqipëri?

Anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit (MEK, e cila konsiderohej, deri pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, respektivisht deri më 2008 dhe 2009, përfshirë edhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012.

Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim. Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në astë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë të MEK. Qeveria amerikane duhej t’i shpërngulte nga baza e saj ushtarake në Irak, pas tërheqjes nga ky vend. Më tej, në 2014-ën, qeveria me kryeministër Edi Ramën, pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.

Më shkurt 2016 në Shqipëri mbërritën, nga kampi i tyre në Irak, 22 muxhahedinë, duke e çuar numrin total të muxhahedinëve të strehuar deri tani në vendin tonë në rreth 750. Ky numër përbën rreth 70 për qind të gjithë muxhahedinëve të MEK-ut të strehuar në vende të treta me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka krijuar të gjitha lehtësitë që muxhahedinët të marrin statusin e azilantëve.

MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit, në Iran u vendos një sistem teokratik islamik nën udhëheqjen e Ajatullah Khoeminit, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut që ishte kundër autokracisë islamike. Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës që detyroi drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë të emigronin.

Shumica e tyre u mirëpritën në Irak nga Sadam Huseini, i cili i ofroi organizatës një territor të pazhvilluar pranë kufirit me Iranin. MEK-u e shndërroi territorin në një qendër me infrastukturë moderne dhe ekonomi të zhvilluar që u njoh si Qyteti Ashraf.

Në Ashraf, MEK iu përkushtua përgatitjes ushtarake të anëtarëve të saj duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, një veprimtari intensive terroriste për rrëzimin e qeverisë iraniane. MEK, njëkohësisht, bashkëpunoi ngushtësisht me regjimin e Sadam Huseinit, si gjatë luftës Irak-Iran edhe pas saj. Gjatë operacionit ushtarak për rrëzimin e Sadam Huseinit, forcat e koalicionit bombarduan edhe Qytetin Ashraf të cilin e konsideronin bazë terroriste.

Pas pushtimit të Irakut, forcat amerikane dhe muxhahedinët negociuan një pakt paqeje, në bazë të të cilit muxhahedinët dorëzuan armët dhe premtuan t’i ktheheshin jetesës paqësore civile. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve të Ashrafit iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e Qytetit të Ashrafit. 

Në vitin 2009, ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, e cila premtoi trajtimin njerëzor të tyre. Pavarësisht premtimit, forcat irakiane ndërhynë brutalisht në Ashraf me qëllim vendosjen e kontrollit të tyre policor në zonë, veprime që hasën rezistencë nga muxhahedinët. Konfliktet çuan në dhunë të armatosur që shkaktoi dhjetra viktima mes muxhahedinëve. Qeveria irakiane filloi persekutimin sistematik të tyre dhe dhunë sistematike për t’i detyruar muxhahedinët të largoheshin nga Iraku.

Këto veprime ngallën reagimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, nën presionin e të cilave qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët duke i strehuar në Kampin Liberty të ushtrisë amerikanë në Baghdad.

Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve. Për këtë arsye, në vitin 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste, dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.

Muxhahedinët në pushtet?

Pas strehimit të opozitës iraniane në vendin tonë,  një nga pyetjet kryesore të qytetarëve shqiptarë kishte nëse MEK do të rikthehej sërish në Iran. Pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump dhe falë  lidhjeve të forta të organizatës me ligjvënësit amerikanë, ashtu si e tregon edhe investigimi i Richard Engel , MEK mund ta shohim shumë shpejt në krye të Iranit.

Pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Presidenti Donald Trump i ka çuar marrëdhëniet mes dy vendeve në pikën më të ulët në dekada. Irani është padyshim një nga armiqtë më të vjetër të Uashingtonit dhe jo më kot Shtëpia e Bardhë ka marrë në mbrojte opozitën iraniane, më shpresën së një ditë MEK do ngjitet në pushtet. Këshilltari i Trump, John Bolton ka qenë prej kohësh një mbështetësi i madh i grupit. E njohur për strukturën e fshehtë udhëheqëse si dhe qëndrimin e ashpër ndaj regjimit iranian, muxhahedinët kanë histori të shkëlqyer të marrëdhënieve me ligjvënësit perëndimorë në veçanti amerikanët.

MEK-u ishte një temë që ishte shmangur gjerësisht nga zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit, por tani që Bolton kryeson Këshillin e Sigurisë Kombëtare, MEK ka një shans të rrallë për t'u vetëvendosur si një lojtar serioz në politikëbërjen e SHBA-së. Sipas “Foreinger Policy”, opozita iraniane njihet për lobimin e aktivistëve politikë, veçanërisht në Uashington, ku rallëherë mund të gjesh aktivistë pro-iranian.

Trump dhe Bolton

Pjesa më e madhe e lobimit të MEK-ut, ka tentuar të shkojë për anëtarët e  Senatit Amerikan, si Demokratët dhe Republikanët. Ndihmësi i kongresit, për shembull, ka përshkruar disa herë pjesëmarrjen në një drekë të shijshme për Novruzin, Vitin e Ri iranian, të organizuar nga një grup i lidhur me MEK-un, në Nju Jork.  Senatori Demokratik Ben Cardin, anëtar i lartë i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, njihet gjithashtu për marrëdhënit e ngrohta me kreun e MEK, Maryam Rajavi. Departamenti i Shtetit ka refuzuar të komentojnë drejtpërdrejt nëse administrata e sheh MEK-un si një grup të qëndrueshëm opozitar, por Presidenti Trump ka deklaruar herë pas herë se dëshiron të shohë një të ardhme të lirë dhe të begatë për popullin e Iranit.

Përveç vizitave në Shqipëri, Bolton mori pjesë në një mbledhje në Paris, gjatë verës së kaluar, ku vlerësoi rolin e MEK-ut në përpjekjet për ndryshimin e regjimit.

"MEK tani ka një kanal të drejtpërdrejtë në nivelet më të larta të vendimmarrjes në Shtetet e Bashkuara, gjë që nuk është diçka që kishin më parë", thotë Ariane Tabatabai, një profesor asistent në Universitetin Georgetoën.

Pas revolucionit të vitit 1979, grupi u largua nga Irani dhe u vendos në Irak, ku u bashkua me Bagdadin gjatë Luftës Iran-Irak në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë iraniane, një lëvizje që iranianët e çdo shiriti politik nuk e kanë harruar kurrë. "Ky është një grup që u bashkua me kundërshtarin gjatë ngjarjes më traumatike në historinë e fundit iraniane", thotë Tabatabai.

Që atëherë, MEK ka mbajtur një lidhje të dobët me vetë Iranin. Pas luftës, të paaftë për t'u kthyer në shtëpi, grupi ishte i mbyllur në një kamp në provincën Diyala të Irakut.

"Ne rivendosëm shumë njerëz të MEK-ut nga Iraku në Shqipëri," thotë Daniel Benjamin, koordinatori Departamentit të Shtetit gjatë asaj periudhe- Ata ishin të vetmit që do t'i merrnin."

Tani që  janë shumë larg shtëpisë dhe të sigurt në strehën e tyre të re, MEK është shpresa e vetme për përmbysjen e regjimit në Iran dhe SHBA-ja duket është e gatshme të bëjë gjithçka për ta arritur.

Burimet: "Foreing Politics", "NBC News"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë