Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të martë me 2 vite e 4 muaj burg të penduarin e drejtësisë, Artan Tafani si pjesë e grupit të Laert Haxhiut.
Ai akuzohet për veprat penale “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Gjykata dënoi me 3 vite e 6 muaj burg Kristi Bixhekun, i cili zbret në 2 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Për të, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 8 vite burg, 6 me gjykim të shkurtuar, por Bixheku u gjet i pafajshëm për disa episode.
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka treguar dhjetëra episode krimesh në Shqipëri, linjën e trafikut të drogës dhe kodet e Sky ECC që janë përdorur nga grupi i Laert Haxhiut.
Përpos 18 ngjarjeve kriminale që janë dokumentuar nga prokuroria e Ebasanit, Tafani ka folur edhe për krime të tjera.
Haxhiu dhe pjesa tjetër e të arrestuarve, akuzohen se janë autorë të 4 vrasjeve në Shqipëri, si dhe për disa plane vrasjesh dhe ngjarjeve të tjera me shpërthim tritoli. Disa prej ngjarjeve janë ende në proces verifikimi dhe hetimi.
Laert Haxhiu, u ekstrdua nga Greqia dhe GJKKO e dënoi me burgim të pëjetshën në atë që cilësohet si “Masakra e Lushnjës”, ku u vranë dy persona dhe u plagosën 3 të tjerë në vitin 2017.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje