Gazeta Si – Me dyshimin e janë përvetësuar me dukumente false, Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 2 sipërfaqe të mëdha tokash, të cilat kapnin vlerën e 5 milionë eurove.
Sipas njoftimit, pas hetimeve në ngarkim të K.B., i cili ishte denoncuar nga K.M., për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, u zbulua se ky person kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2.
Për rrjedhojë, me kërkesën e Prokurorsië pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
Pasuria e llojit “Arë”, me sip.1600 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe
Pasuria e llojit “Ullishte”, me sip.1900 m2, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje