Portofol

Modeli Airbnb pushton edhe panairet: stenda prenotohet on line

Le të hidhen poshtë fletëpalosjet, nuk ka nevojë për shpërnadrje të lajmit gojë më gojë, as përmes grupeve në Facebook, tregtarët dhe organizatorët e ngjarjeve të ndryshme takohen në internet në një platformë ad hoc. E reja Getastand ka më shumë se 1 mijë të regjistruar

Një vend takimi

Ndërthurr kërkesat e tregtarëve që duan të ekspozojnë mallrat e tyre me ato të drejtuesve të panaireve dhe ngjarjeve. Bëhet fjalë për Getastand, modeli i Airbnb i tregtisë që, siç kuptohet edhe nga emri, digjitalizon dhe thjeshtëson marrjen e një stende. Platforma menaxhon edhe transaksionet e pagesave që ndodhin përmes Paypal-it. E bërë publike në shtator 2017, Getastand ka më shumë se 1 mijë të regjisturar mes ekspozuesëve dhe organizatorëve të panaireve dhe ngjarjeve të cilat deri më tani kanë shkuar më shumë se 60.

Si funksionon

Mjafton të regjistrohesh falas në platformë. Organizatorët mund të vendosin ngjarjen e tyre dhe skspozuesit të kandidojnë për pjesëmarrjen. Pagesa bëhet përmes Paypal nga profile perosnal. Platforma fiton 15% komision të kuotës së pjesëmarrjes.

Themeluesit

Ndërmarrja ka lindur si ide e dy arkitektëve që u njohën në Politeknikun e Milanos: Paolo Castioni dhe Camillo Castellani. Përkatësisht 27 e 26 vjeç, ata kishin filluar tashmë menaxhimin së bashku të një depoje të braktisur. Falë kësaj eksperience, kanë marrë pjesë nëpër panaire si ekspozues.

Problemi

Eksperienca e panaireve bëri që dy të rinjtë themelues të platformës në fjalë të vërenin se mënyra e organizimit të panaireve ishte e vjetër për kohën. Të dy theksojnë që kanë vënë re se "sektori me kalimin e kohës nuk i është nënshtruar inovacioneve të mëdha, ndryshimi i vetëm digjiital ishte ekzistenca e grupeve në Facebook ku publikohen posterat që ekspozuesit mund t'i shohin. Për pjesën tjetër, ata duhet të lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet njoftimeve gojë më gojë ose me fletëpalosje që gjenden gjatë panaireve”.  Prandaj erdhi idea e platformës.

E ardhmja

Pavarësisht rritjes së platformës, Paolo dhe Camillo nuk duan të flenë nën dafina. Synimi i tyre është ta zgjerojnë platformën, ndoshta me një mbështetje finnaciare të jashtme: “Hapi i ardhshëm do të jetë gjetja e investitorëve për ta rritur platformën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë