Taksa

Qeveria heq dorë nga koncesioni i pullave fiskale. Ia kalon një personi të autorizuar

Nga Gazeta 'SI' - Pulla fiskale në Shqipëri nuk do të jetë më subjekt koncesioni.

Sipas një drafti të nxjerrë në konsultim, pullat fiskale për produktet e akcizëz do të dalin nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Ndryshimi pritet të fuqizohet më 1 janar 2025-n, pasi atëherë përfundon kontrata me koncesionarin aktual SICPA. Çmimi thuhet në draft, do të përcaktohet po me VKM, njësoj si elementët e sigurisë.

SICPA ka hyrë në tregun shqiptar në vitin 2010 dhe deri atëherë ka arkëtuar miliona euro fitime. Kontrata fillestare me kompaninë përfundonte në 2023-shin, por pas negociatave me dyer të mbyllura të qeverisë, koncesionari hoqi dorë nga pretendime të tjera me kushtin që kontrata ekzistuese të shtyhet deri në dhjetor 2024.

Atëherë qeveria thoshte se pullat e SICPA nuk janë përdorur për të gjitha produktet e akcizës, por vetëm për alkoolin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë