Arsim

Mësimi me turne deri në 8 të darkës. Tre skenarët si do të hapen shkollat

Ministria e Arsimit ka përgatitur 3 skenarë për nisjen e vitit të ri shkollor, për mënyrën se si do të zhvillohet, mësimi në kohë pandemie.
Mediat kanë bërë me dije se skenari i parë është që mësimi të zhvillohet në ambientet e shkollës, por në zonat rurale për shkak se numri i nxënësve në klasa është deri në 20 veta. Ndërsa për shkollat e tjera ku është i mundur distancomi fizik mësimi do të zhvillohet normalisht si përpara pandemisë. Por kjo nuk vlen për shkollat ku ka shumë fëmijë. Në këto shkolla mësimi do të bëhet me turne dhe ora e mësimit do të jetë 30 minuta. Siç shkruhet në draftin e Ministrisë mësimi do të nisë në orën 08:00 në mëngjes dhe do të mbyllet po në këtë orë në darkë, për shkollat që kanë shumë fluks nxënësish.
Në draft përcaktohet se qëndrimi në klasa i nxënësve do të jetë në largësinë dy metra dhe në bankë do qëndrojnë vetëm 1 nxënës. Për shkollat që do të bëjnë mësimin me turne, paradite do të zhvillohet mësimi për klasat fillore.

Drafti përcakton se shkollës i duhet të hartojë grafik për hyrje-daljet,për orët e mësimit dhe  për të gjitha turnet e çdo klase. Sipas udhëzimit kjo metodë do të përdoret në shkollat që mësojnë nxënësit e dy shkollave për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Për mësimin me dy turne do të ndajë në klasë me dy grupe dhe nxënësit nuk mund të ndryshojnë grupet e përcaktuara në fillim. Klasat do të punojnë me një rregjistër dhe grupi i parë do të zhvillojë mësim nga ora 8:00-11:15, ndërsa grupi i dytë nga ora 11:45-15:00.

Sipas skenarëve është menduar se për shkollat me një numër të madh nxënësish mësimi mund të ndahet edhe në nënturne, pra me tre turne.

Për shembull nxënësit nga klasa e parë deri në të 5 do të zhvillojnë mësim nga ora 8:00 deri në orën10:45. Ndërsa klasa e 6 deri në klasën e 9 zhvillohet mesmi me dy nënturne, ku klasat ndahen në dy grupe.

NË SKENARIN 1- Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës, duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qëndrueshme.

Vlerësimi i nxënësit kryhet referuar të gjitha udhëzimeve dhe dokumenteve të tjera mbështetëse për vlerësimin, të cilat janë dhënë më poshtë.  

-Për klasat 1-9, udhëzimi i MASR-së, nr. 34, datë 11.09.2018, “Për vlerësimin e nxënësve për kurrikulën me kompetenca, në arsimin bazë”.  

-Për klasat 10-12, udhëzimi i MASR-së, nr. 14, datë 28.07.2016, “Për vlerësimin e nxënësve për kurrikulën me kompetenca, në arsimin e mesëm të lartë”.  

“Vlerësimi i nxënësit në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë.  Nivelet e arritjeve të nxënësve për vlerësimin e kompetencave në shkallët kurrikulare 1-4 2, 3-4, 5-6.  Në rastin e këtij skenari, pavarësisht se mësimi zhvillohet fizikisht në klasë, për shkak të kompleksitetit të situatës dhe të ndikimit të saj në mirëqenien fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve, mësuesit duhet të tregojnë kujdes të veçantë për vlerësimin e nxënësve dhe të mbajnë në vëmendje orientimet e mëposhtme.

  1. Në dy javët e para të vitit shkollor 2020-2021, procesi i mësimdhënie-nxënies duhet përqendruar më së shumti në përsëritjen e njohurive dhe të aftësive të mësuara gjatë mësimit në distancë në vitin shkollor 2019-2020. Në këtë periudhë nuk ka vlerësime të mirëfillta të nxënësve, por vetëm reflektime për të nxitur dhe për të motivuar nxënësit në përsëritjen e tyre.
  2. Në vijim të procesit të mësimdhënie – nxënies, komentet dhe sugjerimet e mësuesve gjatë vlerësimit duhet të përqendrohen në nxitjen dhe në mbështetjen e nxënësve për të nxënë. Nëse mësuesit janë mbështetës, të durueshëm, inkurajues, pozitivë dhe të vëmendshëm ndaj nxënësve, atëherë do të shmangen efektet negative psikologjike që mund të shkaktojë pandemia tek ata.
  3.  Vlerësimi i nxënësve duhet të nxjerrë në pah arritjet e tyre, në mënyrë që ata të inkurajohen të mësojnë me më shumë dëshirë. Ai duhet të konsiderohet si një mjet në ndihmë të nxënësve që ata të njohin më mirë aftësitë e tyre në të nxënë, të zhvillojnë e të përdorin talentet dhe aftësitë në mënyrë sa më të dobishme.
  4.  Vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta duhet të bëhet në mënyrë të tillë që t’u japë atyre mundësinë të demonstrojnë çfarë dinë dhe mund të bëjnë në përmbushje të rezultateve të të nxënit. Për këtë qëllim mësuesi duhet të përshtatë detyrat/veprimtaritë vlerësuese me mundësitë dhe me nevojat që këta nxënës kanë.
  5.  Metodat dhe teknikat e përzgjedhura duhet t’u krijojnë mundësi të gjithë nxënësve të vlerësohen në atë mënyrë që është më e përshtatshme për to.
  6.   Vlerësimi i nxënësve duhet të mbështetet tërësisht në rezultatet e të nxënit të programeve mësimore. Mësuesi nuk ka të drejtë të vlerësojë nxënësit për ato rezultate që nuk janë në program.
  7.  Metodat, teknikat dhe strategjitë e vlerësimit të vazhduar duhet të jenë të shumëllojshme dhe të përfshijnë pyetjet dhe përgjigjet e nxënësve, pjesëmarrjen në diskutime, vlerësimin e detyrave të shtëpisë, vlerësimin e problemeve që shtrojnë zgjidhje të situatave të jetës së përditshme, vetëvlerësimin e nxënësit etj., për t’u dhënë mundësi të gjithë nxënësve të shprehin sa më mirë arritjet e tyre.
  8.  Mësuesit duhet të bëjnë kujdes për shmangien e mbingarkesës me detyra dhe teste të tepërta.
  9. Mësuesit e lëndëve të fushave: “Shoqëria dhe mjedisi”, “Arte”, “Teknologji dhe TIK”, “Edukim fizik, sporte dhe shëndet” etj., NUK zhvillojnë teste, por detyra përmbledhëse me shkrim ose me gojë, në mënyrë që nxënësit të mos ngarkohen me teste për të gjitha lëndët.

Testi/detyra përmbledhëse nuk duhet të jetë e mbingarkuar dhe të synojë vlerësimin e të gjitha çështjeve që nxënësi ka zhvilluar. Nuk duhet të harrojmë që ky lloj vlerësimi është një ndër format e vlerësimit. Për monitorimin e progresit dhe për matjen e arritjeve të nxënësve, mësuesi përdor dhe format e tjera të vlerësimit.

Ashtu si është thënë edhe më herët nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini apo edhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë, ka edhe një skenar që mësimi mund të zhvillohet i kombinuar, në klasë dhe online. Por nxënësit që bëjnë mësim online nuk do të vlerësohen me nota. Për sa i përket mësimit të kombinuar online me atë në shkollë, mësimi do të zhvillohet për nxënësit që një javë të bëjnë mësim në shkollë dhe një javë në shtëpi.Për shembull një javë do të mësojnë në shkollë klasat 1, 3, 5, 7, 9, ndërkohë klasat 2, 4, 6, 8 do të mësojnë online dhe më pas do të këmbehen në javët më pas.  në javët pasuese.

NË SKENARIN 2

 Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë), duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë. Vlerësimi i nxënësit kryhet referuar të gjitha udhëzimeve dhe dokumenteve të tjera mbështetëse për vlerësimin, të cilat janë dhënë më poshtë.  Për klasat 1-9, udhëzimi i MASR-së, nr. 34, datë 11.09.2018, “Për vlerësimin e nxënësve për kurrikulën me kompetenca, në arsimin bazë”.  Për klasat 10-12, udhëzimi i MASR-së, nr. 14, datë 28.07.2016, “Për vlerësimin e nxënësve për kurrikulën me kompetenca, në arsimin e mesëm të lartë”.  “Vlerësimi i nxënësit në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë 6 ”.  Nivelet e arritjeve të nxënësve për vlerësimin e kompetencave në shkallët kurrikulare 1-4 2, 3-4, 5-6.  Për shkak të kompleksitetit të situatës dhe të ndikimit të saj në mirëqenien fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve, mësuesit duhet të tregojnë kujdes të veçantë për vlerësimin e nxënësve dhe të mbajnë në vëmendje orientimet e mëposhtme.

  • 1-Në këtë skenar vlerësimi i nxënësit do të bëhet vetëm gjatë kohës që nxënësi zhvillon mësimin në klasë, sipas udhëzimeve që janë në fuqi.
  • 2-Në dy javët e para të vitit shkollor 2020-2021, procesi i mësimdhënie-nxënies duhet përqendruar më së shumti në përsëritjen e njohurive dhe të aftësive të mësuara gjatë mësimit në distancë në vitin shkollor 2019-2020. Në këtë periudhë nuk ka vlerësime të mirëfillta të nxënësve, por vetëm reflektime për të nxitur dhe motivuar nxënësit në përsëritjen e tyre.
  • 3-Vlerësimi i nxënësve duhet të nxjerrë në pah arritjet e tyre, në mënyrë që ata të inkurajohen të mësojnë me më shumë dëshirë. Ai duhet të konsiderohet si një mjet në ndihmë të nxënësve, që ata të njohin më mirë aftësitë e tyre në të nxënë, të zhvillojnë e të përdorin talentet dhe aftësitë në mënyrë sa më të dobishme.
  • 4- Vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta duhet të bëhet në mënyrë të tillë që t’u japë atyre mundësinë të demonstrojnë çfarë dinë dhe mund të bëjnë në përmbushje të rezultateve të të nxënit. Për këtë qëllim mësuesi duhet të përshtatë detyrat/veprimtaritë vlerësuese me mundësitë dhe nevojat që këta nxënës kanë.
  • 5- Vlerësimi i nxënësve duhet të mbështetet tërësisht në rezultatet e të nxënit të programeve mësimore. Mësuesi nuk ka të drejtë të vlerësojë nxënësit për ato rezultate që nuk janë në program.
  • 6-Metodat, teknikat dhe strategjitë e vlerësimit të vazhduar duhet të jenë të shumëllojshme dhe të përfshijnë pyetjet dhe përgjigjet e nxënësve, pjesëmarrjen në diskutime, vlerësimin e detyrave të shtëpisë, vlerësimin e problemeve që shtrojnë zgjidhje të situatave të jetës së përditshme, vetëvlerësimin e nxënësit etj., për t’u dhënë mundësi të gjithë nxënësve të shprehin sa më mirë arritjet e tyre.

Në skenarët e paraqitur nga Ministria e Arsimit është edhe mësimi online, por ashtu si përcaktohet në draft, ky skenar do të aplikohet vetëm nëse shifrat e virusit Covid-19 do të përkeqësohet ku një orë mësimore do të jetë 25 min.

Testi/detyra përmbledhëse do të realizohet gjatë kohës kur nxënësi zhvillon mësimin në klasë dhe jo gjatë mësimit online. Në këtë rast mund të përdoret shumë mirë orari me orë të njëpasnjëshme.

NË SKENARIN 3

Vlerësimi i nxënësve gjatë mësimit në distancë duhet të nxjerrë në pah arritjet e tyre, në mënyrë që ata të inkurajohen të mësojnë me më shumë dëshirë. Ai duhet të konsiderohet si një mjet në ndihmë të nxënësve që ata të njohin më mirë aftësitë e tyre në të nxënë, të zhvillojnë e të përdorin talentet dhe aftësitë në mënyrë sa më të dobishme.  Vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta duhet të bëhet në mënyrë të tillë që t’u japë atyre mundësinë të demonstrojnë çfarë dinë dhe mund të bëjnë në përmbushje të rezultateve të të nxënit. Për këtë qëllim mësuesi duhet të përshtatë detyrat/veprimtaritë vlerësuese me mundësitë dhe nevojat që këta nxënës kanë.

Vlerësimi i nxënësit në skenarin e mësimit në distancë përfshin tri variante, të cilat janë të kushtëzuara

Varianti 1: Kur mësimi në distancë zhvillohet përgjatë një periudhe dhe në dy periudhat e tjera vazhdohet me format e tjera të mësimit.

Varianti 2: Kur mësimi në distancë zhvillohet përgjatë dy periudhave dhe periudhën tjetër vazhdohet me format e tjera të mësimit.

Varianti 3: Kur mësimi në distancë zhvillohet përgjatë të tri periudhave. Procedurat e vlerësimit të nxënësve për klasat 4-12 8 , sipas secilit variant paraqiten si më poshtë:

 Varianti 1

Kur mësimi në distancë zhvillohet vetëm përgjatë një periudhe dhe në dy periudhat e tjera vazhdohet me format e tjera të mësimit.

• Në këtë rast, për periudhën e mësimit në distancë, vlerësimi i nxënësit do të përfshijë:

- vlerësimin e vazhduar;

- vlerësimin e portofolit elektronik.

Vlerësimi me test ose me detyrë përmbledhëse për periudhën që mësimi zhvillohet në distancë nuk do të kryhet për shkak të pamundësisë së nxënësve për t’u lidhur online me mësuesit e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Në regjistër, në kolonën e vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse do të shënohet NK (Nuk u krye) dhe kjo notë nuk do të llogaritet në vlerësimin vjetor për notën e testit/detyrës përmbledhëse.

Vlerësimet vjetore përmbajnë:

-Notën vjetore të vlerësimit të vazhduar

- Notën vjetore të vlerësimit me test ose me detyrë përmbledhëse (për dy periudhat që mësimi nuk zhvillohet në distancë)

- Notën vjetore të vlerësimit të portofolit

Hapat për njehësimin e notës përfundimtare janë:

- Përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhduar (NVV), bazuar në tri notat e tri periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive ose me mesatare aritmetike.

- Përcaktohet nota vjetore e testit/detyrës përmbledhëse (NTP), bazuar në rezultatin e dy periudhave që mësimi është nuk është zhvilluar në distancë duke gjykuar në mënyrë progresive ose me mesatare aritmetike. 8 Për klasat 1 – 3, përcaktohet nota vjetore e portofolit të nxënësit (NVP), bazuar në tri notat e tri periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive ose me mesatare aritmetike.

• Shumëzohet secila prej notave me përqindjen përkatëse.

• Mblidhen këto prodhime dhe shuma rrumbullakoset me numër të plotë.

Shembull:Nëse një nxënës i klasës së tetë në lëndën e matematikës ka këto nota:

 NVv NTp NVp

Periudha e parë 9 8 NK 9

Periudha e dytë 9 9 9

Periudha e tretë 9 8 9

Vlerësimet vjetore 9 8 9

Vlerësimi përfundimtar (NVV x 0.4) + (NTP x 0.4) + (NVP x 0.2) = (9 x 0.4) + (8 x 0.4) + (9 x 0.2) = 3.6 + 3.2 + 1.8 = 8.6 9

Varianti 2:

Shembull. Nëse një nxënës i klasës së tetë në lëndën e matematikës ka këto nota:

NVv NTp NVp

Periudha e parë 10 8 NK 9

Periudha e dytë 9 NK 9

Periudha e tretë 9 8 9

Vlerësimet vjetore 9 8 9

Vlerësimi përfundimtar (NVV x 0.4) + (NTP x 0.4) + (NVP x 0.2) = (9 x 0.4) + (8 x 0.4) + (9 x 0.2) = 3.7 + 3.2 + 1.8 = 8.6 9

Varianti 3: Kur mësimi në distancë zhvillohet përgjatë të tri periudhave. Shembull. Nëse një nxënës i klasës së tetë në lëndën e matematikës ka këto nota:

NVv NTp NVp

Periudha e parë 9 NK 9

Periudha e dytë 8 NK 9

Periudha e tretë 8 NK 9

Vlerësimet vjetore 8 NK 9

Vlerësimi përfundimtar 8+ 9 = 17:2 = 8.5 9

Gjithashtu në skenarë përcaktohet se temat që do të zhvillohen në klasë i përmbahen programit lëndor dhe klasat gjatë dy javëve të para të shkollës do të jenë një përsëritje e njohurive kryesore të zhvilluara gjatë periudhës së mësimit në kushtet e shtëpisë
“Temat e përsëritjes mund të ndryshojnë në varësi të specifikave që ka secili mësues lidhur me nevojat e nxënësve. Megjithëse temat e listuara do të përdoren nga të gjithë mësuesit, ata janë të lirë të bëjnë ndryshime apo spostime në lidhje me orët e projekteve, orët e testeve, orët e vlerësimeve të portofolit etj., hap pas hapi në varësi të specifikave të lëndës së tyre dhe të nevojave të nxënësve. Procedura për hartimin dhe për dorëzimin e planeve vjetore dhe të periudhave do të jetë njësoj siç është parashikuar në udhëzuesit kurrikularë lëndorë, duke ruajtur radhitjen e temave mësimore,” përcaktohet më tej në draft projektin e hartuar nga Ministria.
Diçka tjetër e rëndësishme që theksohet në projekt është se në fillim të vitit shkollor mësuesi do të dorëzojë pranë drejtorisë së shkollës planin vjetor të lëndës ose të modulit, jo vetëm atë për të gjithë vitin por edhe atë të periudhës shtator-dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë