Gazeta Si – Një zjarr ka rënë në zonën e Ranës së Hedhun, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonës me pisha.
Flakët janë favorizuar nga bimësia e dendur në terren, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Zjarri raportohet se është pranë disa strukturave akomoduese, përfshirë hotele të zonës, ndërsa po bëhen përpjekje për të shmangur përhapjen e mëtejshme dhe rrezikun për objektet përreth.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje