Analize

Merkel dhe Trump në “luftë” për të rrëmbyer vaksinën e koronavirusit

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Donald Trump janë përfshirë në një betejë të madhe se ku do dalë për herë të parë vaksina e koronavirusit, në Europë apo në SHBA.

Administrata Trump po përpiqet të bindë një firmë gjermane që po prodhon një vaksinë të mundshme për koronavirusin të lëvizë punën e saj kërkimore në Shtetet e Bashkuara. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët gjermanë, të cilët ngritën frikën se Presidenti Trump po përpiqej të ishte i pari që kishte në dispozicion vaksinën dhe mbase ta nxirrte në treg ekskluzivisht, vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Oferta sipas” Nju York Times” u bë më 2 marsit në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi mes shefit ekzekutiv të firmës gjermane “CureVac”, Daniel Menichellad dhe Presidentit Trump. Zëvendës Presidenti Mike Pence, i cili kryeson grupin e task forcës së koronavirusit në Shtëpisë së Bardhë, ishte gjithashtu atje.

"Ne kemi shumë besim se do të jemi në gjendje të gjejmë një vaksinë brenda disa muajsh," tha zoti Menichella në një deklaratë.

Philipp Hoffmann, një shkencëtar në kompaninë bio- farmaceutike CureVac, Gazeta Si, 2020

Por katër ditë më parë, CureVac njoftoi se zoti Menichella, njoftoi se po dorëhiqej si kreu i kompanisë së bioteknologjisë, të cilën e kishte drejtuar për dy vjet.

Njoftimi nuk dha asnjë arsye për largimin e tij të papritur dhe theksonte se një nga themeluesit e tij, Ingmar Hoerr, do ta pasonte Menichellan në krye të "CureVac". Ai falënderoi zotin Menichella për një sërë arritjesh, duke përfshirë edhe nisjen e programit për vaksinën e koronavirusit.

Të dielën, kompania gjermane publikoi një deklaratë duke përshkruar punën e saj për gjetjen e vaksinës. "CureVac nuk do të komentojë spekulimet aktuale të mediave në mënyrë që të kundërshtojë pretendimet në lidhje me shitjen e kompanisë ose teknologjinë e saj," tha ajo. “Ne duhet t’i paraprijmë kësaj krize, dhe jo ta ndjekim nga pas”. 

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Por dy zyrtarë të lartë amerikanë thanë që disa nga mediat gjermane janë të alarmuara për çdo përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të siguruar qasje ekskluzive ndaj vaksinës.

Administrata Trump ka folur me më shumë se 25 kompani që thonë se mund të ndihmojnë me gjetjen e një vaksine, tha një nga zyrtarët amerikanë. "Cdo gjetje"- tha ai- "do të ndahej me botën."

Sidoqoftë, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, tha që kancelarja Angela Merkel, e cila ka një marrëdhënie mjaft të acaruar me presidentin Trump, do të udhëheqë një takim me kabinetin që do të përfshijë edhe diskutimin e një strategjie për mbrojtjen e firmës.

"Koronavirusi nuk është më thjesht një krizë shëndetësore, por çështje e sigurisë kombëtare", tha Seehofer të dielën. “Është detyra e qeverisë, të ofrojjë jo vetëm sigurinë e kufijve të tanë dhe furnizimin me ushqim, por edhe produktet tona mjekësore".

Daniel Menichella, shefi ekzekutiv i CureVac, në një takim me Presidentin Trump në Uashington këtë muaj.

I pyetur nga një reporter për të konfirmuar nëse administrata amerikane kishte provuar të “joshte” kompaninë gjermane që po hulumtonte vaksinën,  Seehofer u përgjigj se kishte dëgjuar për përpjekjen nga disa anëtarë të qeverisë.

Një zyrtar tjetër, i cili kërkoi të mos identifikohej sepse nuk është i autorizuar të fliste me mediat, tha që kompanisë iu ofrua një "shumë e madhe" parash.

Firma e bioteknologjisë private ka selinë e saj në qytetin jug-perëndimor të Tübingen, Gjermani. Ajo gjithashtu ka një zyrë në Boston, ku shumë prej firmave kryesore të bioteknologjisë kanë zyra rreth universiteteve të Harvardit.

Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, Trump i ka ofruar kompanisë gjermane miliarda dollarë në këmbim të qasjes ekskluzive ndaj vaksinës. Gazeta citoi një burim të qeverisë gjermane, i cili tha se zoti Trump dëshironte që vaksina të dilte fillimisht "vetëm në Shtetet e Bashkuara".

Por një zyrtar tjetër gjerman, i tha “The New York Times”, tha se nuk ishte e qartë nëse administrata dëshironte thjesht punën kërkimore, apo që prodhimi të dilte vetëm në tokën amerikane.

“CureVac” filloi kërkimet për një sërë vaksinash të ndryshme dhe tani po zgjedh opsionet më të mira nga provat klinike. Kompania shpreson që deri në qershor ose korrik do të ketë një vaksinë eksperimentale që mund të testohet. Shumë kompani të tjera po punojnë gjithashtu për prodhimin e vaksinës.

Administrata Trump ka qenë jashtëzakonisht agresive në përpjekjen për të marrë kontrollin e kompanive që po kërkojnë për vaksinën, pasi zoti Trump e shikon si shtyllë për sigurinë amerikane.

Në shkurt, Prokurori i Përgjithshëm William P. Barr sugjeroi në një fjalim që Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë një mënyrë për të marrë përsipër dy prodhuesit europianë të telekomunikacionit, Ericsson dhe Nokia, të cilët janë konkurrentët kryesorë të Huawei, gjigandit kinez të telekomunikacionit.

Merkel dhe Trump, Gazeta Si, 2020

Pence më vonë e hodhi poshtë këtë sugjerim por ideja që administrata Trump po kërkonte të merrte nën kontroll një aset të madh europian, dërgoi sinjale shqetësuese në të gjithë Europën.

Dhe përpjekjet për të siguruar pronësinë intelektuale të CureVac, qoftë për përdorim ekskluziv apo të përgjithshëm, do të ndezin sërish këtë debat.

“Die Welt” raportoi se qeveria gjermane ishte kundërpërgjigjur për ta bindur kompaninë të qëndronte.

"Shitja ekskluzive e një vaksine të mundshme në SHBA duhet të parandalohet me çdo lloj mënyre," tha në Twitter Karl Lauterbach, një ligjvënës gjerman që është gjithashtu një profesor i epidemiologjisë. "Kapitalizmi ka kufij."

Shqetësimi i Gjermanisë është rritur edhe për faktin që “CureVac” bashkëpunon ngushtë me një organizatë kërkimore qeveritare të financuar nga taksapaguesit, Institutin Paul Ehrlich.

Peter Altmaier, ministri gjerman i Ekonomisë, vlerësoi kompaninë për të mos u tunduar nga administrata amerikane. "Gjermania nuk është në shitje”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë