Politike

Von der Leyen: Vaksina e Covid-19 mund të dalë përpara vjeshtës

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u shpreh sot optimiste se vaksina e koronavirusit do tëtë mund të dilte në treg  “përpara vjeshtës".

Ky afat kohor është shumë më i shpejtë nga sa parashikohet nga autoritetet e shëndetit publik, të cilët thonë se mund të duhet një vit ose 18 muaj që vaksina të jetë e disponueshme për publikun e gjerë.

Në një video, Von der Leyen iu referua bisedimeve me “CureVac”, një kompani gjermane që po punon për zbulimin e vaksinës së COVID-19. BE i ka ofruar kompanisë 80 milion euro mbështetje financiare.

"Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës," tha ajo.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Gazeta Si, 2020

Thorsten Schüller, një zëdhënës i CureVac, tha provat klinike dhe nxjerrja e vaksinës në treg zgjat normalisht "vite", por nuk pranoi të përgjigjet në parashikimet e von der Leyen.

Duke pasur parasysh urgjencën për zbulimin e vaksinës, ai shtoi, "Supozojmë se procesi do të shkurtohet. Kjo varet nga autoritetet ".

Në një intervistë me mediat gjermane investitori më i madh i “CureVac”, Dietmar Hopp tha se koha varet nga rregullatori kombëtar gjerman. Sidoqoftë, shtoi ai, qëllimi është që vaksina të jetë e disponueshme në vjeshtë në rast se virusi kthehet pas verës.

“CureVac” është një kompani një gjermane-amerikane që ka shkaktuar jo pak mosmarrëveshje, pasi presidenti Donald Trump se po përpiqet të joshë kompaninë që vaksina të prodhohet ekskluzivisht në ShBA.

Po ashtu Agjensia Europiane e Medikamenteve është e gatshme të investojë që vaksina të dalë "brenda afateve më të shkurtra të mundshme.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë