Gazeta Si – Një 40-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet. Sipas policisë, bëhet e ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në Sauk.
“Më datë 25.05.2024, rreth orës 21:30, në Sauk, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.