Ka ndodhur

Gjendet i pajetë 42-vjeçari te “Mali i Robit”, dyshohet se u përplas nga një automjet

Nga Gazeta Si- Një 42-vjeçar është gjendur pa shenja jete në afërsi të Malit të Robit mëngjesin e sotëm.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 42-vjeçari dyhsohet të jetë përplasur nga një antomjet.

“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë. Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë