Gazeta Si – Një 66-vjeçar nga Rusia, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës është gjetur i pajetë mbrëmjen e të shtunës.
Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar për ngjarjen, ndërsa 66-vjeçari nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur.
Policia tha se e kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin me iniciale V. U.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.