Gazeta Si – Ndërsa Gjykata e Durrësit ka lënë në burg sot Bledar Rakon, 48-vjeçarin e akuzuar nga e bija për incest, 15-vjeçarja ka deklaruar se këtë akuzë e ka bërë në pamaturi e sipër dhe se nuk ka pasur abuzim.
Sipas burimeve, bëhet me dije se nga akti i ekspertimit ka rezultuar se ndaj të miturës nuk ka pasur akt të marrëdhënieve seksuale.
Ndërkohë, avokati i 48-vjeçarit ka deklaruar se lidhur me kërkesën për urdhër-mbrojtje, edhe vajza edhe nëna e saj kanë deklaruar se nuk ndihen të kërcënuara.
“Gjykata nuk i jep urdhër mbrojtje vajzës dhe nënës. Në seancën për urdhër mbrojtje, ato i kërkuan falje Bledar Rakos dhe kërkuan që ai të lirohej nga burgu dhe nga akuzat”, – deklaroi avokati i 48-vjeçarit.
“Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova. Gënjeva se nuk më jepte telefonin babai”, – ka thënë 15-vjeçarja.
Teksa seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura, mësohet se 48-vjeçari nuk ka pranuar të ketë kryer aktin për të cilin dyshohet dhe akuzohet.
Ka qenë e mitura ajo që ka kallëzuar në polici të atin e saj me akuzën e abuzimit seksual. Pas kallëzimit të të miturës, policiaa arrestoi menjëher Bledar Rakon, banues në Golem për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homeseksuale me të mitur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.