Para

Kriza rikthen paqëndrueshmërinë e kursit të këmbimit

Tregjet e Forex, ishin dikur vatra e aktivitetit dhe spekulimeve. Por sot, investitorët në kërkim të adrenalinës, janë rikthyer në kriptomonedha.  Pas aktivitetit të lartë gjatë pandemisë dhe problemet me monedhën turke, tregjet e kriptove kanë rënë në qetësi. Mikroinvestitorët as nuk debatojnë më me bankierët. 

Rënia e inflacionit dhe normave të interesit në nivele të ulëta ndihmuan në luhatjet direkte të kurseve të këmbimit. Indeksi i Bankës Gjermanë, që mat luhatjet e forex, ka qenë 90% mbi normalen përgjatë 20 viteve të fundit.  Me rritjen e çmimeve dhe normave të interesit, luhatshmëria e kurseve mund të rikthehet, me pasoja jo shumë të mira për investitorët.

Rimëkëmbja nga pandemia ka qenë e çuditshme dhe e bën të vështirë parashikimin e tregjeve. Por disa gjera duket të përsëriten. Vendet po rikuperohen me shopejtësi të ndryshme dhe bankat qendrore po e përballojnë ndryshe rritjen e inflacionit. Politika që ndjek SHBA-ja është e rëndësishme për dollarin në nivele botërorë dhe rritja e tij në tregejt forex rrit dhe mundësinë e politikave monetare shtrënguese nga SHBA.

Inflacioni mesatar pritet të qëndrojë rreth 3% për 5 vitet e ardhshme, parashikimi më i  lartë që nga 2003.

Në kontrast, në Japoni askush nuk pret rritje të normave të interesit ku inflacioni është gjithmonë negativ.

Luhatshmëria e vogël për periudha të gjata zakonisht konsiderohet si gjë e mirë, por mund të kenë efekte të padëshirueshme. Hymna Minsky, një ekonomist, tha se periudha të tilla ndryshojnë sjelljen e invetitorëve dhe i detyrojnë ato të krijojnë strategji më të rrezikshme dhe kjo mund të destabilizojë tregun. Rreziku është që kur kursi riktheht në jetë, pasojat e këtyre strategjive dalin në pah.

Bumi në ekonomitë aziatike në vitët 1990, që krijoi një nevojë të madhe për huamarrje në dollarë, është një shembull se si tregu reagon. Sot ekonomitë në zhvillim e duan borxhin më së shumti në monedhën vendase, në valutë për maturitet më të gjatë. Përsëri ka pika të dobëta. Gjatë dekadës së shkuar mbi 4 trilion dollarë janë marrë hua, nga kompanitë më shumë se sa qeveritë.

Edhe kreditorët janë vulnerabël ndaj rrezikut të kurist të këmbimit. Por, luhatshmëri në rënie ka tendencën t'i bëjë kompanitë që të ulin masat mbrojtëse.

Një optimist mund të tregojë stresin e përjetuar ditët e para të pandemisë kiur paqëndrueshmëria u rrit pa ndikuar në kurset e këmbimit. Nëse sistemi e përballoi atëherë ankthin akut, pse të shqetësoheni tani? Atëherë, bankay u koordinuan me njëra-tjetrën për lehtësimin e politikave, por këtë herë ato janë të ndara. Kurset e këmbimit mund të mos jenë më një oaz qetësie.

Burimi:The Economist/Përshtati:Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë