Ka ndodhur

Arrestohet 23-vjeçari në Durrës, kërkohet në Itali për trafik narkotikësh

Gazeta Si – Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimin.

I arrestuari me inicialet L. B., dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal në Itali, me veprimtari në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve, ndaj 23-vjeçarit Gjykata e Breshias në Itali ka lëshuar urdhër arresti në mars të vitit 2026, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike”.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë për përfundimin e procedurave ligjore dhe ekstradimin e tij drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë