Para

Rezerva ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë pranë rekordit historik

Rezerva ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë gjatë gushtit 2021, raportohet në 4.1 miliardë euro. 221 milionë më shumë se sa korriku i të njëjtit vit dhe 71 milionë euro më shumë se gushtin e vitit të shkuar.

Rezerva ndërkombëtare e BSH-së shënoi rekordin historik të saj gjatë qershorit 2020, në vlerën e 4.16 miliardë euro.

Si gjithmonë, pjesa më e madhe e rezervës, 88% e saj mbahet nga titujt qeveritarë si obligacionet dhe bonot. Pothuajse 2 mld euro të të gjithë rezervës, me rritje nga muaji korrik 2021, por rënie nga gushti i 2020-s. Shtatori i vitit të shkuar shënoi dhe nivelin më të lartë të rezervës së mbajtur stok në tituj qeveritarë, më shumë se 50% e rezervës në total.

8% e rezervës mbahet nga SDR, (njësia monetare caktuar nga FMN për likuditetin e tregut financiar në vendet e pranishme në të).

Ari mban vetëm 3% të totalit të rezervë, 1% më pak nga e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Rezerva ndërkombëtare e një vendi janë mjetet e huaja, të cilat janë menjëherë të disponueshme dhe të kontrolluara nga autoriteti monetar për financimin e drejtpërdrejtë të zhbalancimit të pagesave, për rregullimin indirekt të këtyre zhbalancimeve nëpërmjet ndërhyrjes në tregjet valutore për të ndikuar kursin e këmbimit dhe/ose për qëllime të tjera”.

Mjetet financiare që zakonisht përfshihen në këtë kategori, janë monedhat dhe kartëmonedhat në valutë, depozitat në valutë në bankat jorezidente, letrat me vlerë të emetuara nga jorezidentët, ari monetar, mbajtjet e SDR-së, pozicioni rezervë në FMN dhe mjete të tjera financiare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë