Para

Koronavirus po forcon dollarin

Investitorët e shqetësuar për ndikimin e koronavirusit në ekonominë botërore së shpejti duhet të përballen me një sfidë tjetër përsa iu përket fitimeve të korporatave. E ajo është forcimi i dollarit.

Vlera e monedhës amerikane është ngjitur në mënyrë të vazhdueshme që kur numri i rasteve të koronavirusit filloi të rritet në Kinë muajin e kaluar, duke e shtyrë Indeksin e Dollarit WSJ në nivelin e tij më të lartë që nga fillimi i tetorit. Me shumë analistë të shqetësuar se goditjet e koronavirusit në ekonominë kineze do të ndikojnë në rritjen globale, investitorët i kanë hedhur sytë nga aktivet e SHBA-së, duke ndihmuar S&P 500 të marrë veten nga rënia e tij në fund të janarit si dhe të rritet javën e kaluar në një rekord të ri.

Edhe pse indekset kryesore dhe dollari janë rritur në vlerë në të njëjtën kohë, kompanitë amerikane përfshirë Johnson & Johnson, Coca-Cola, Ford Motor Co dhe 3M Co kanë përmendur efektet negative të luhatjeve të vlerës së monedhës amerikane tek fitimet e tyre gjatë konferencave për shtyp, duke theksuar një sfidë të mundshme për tregun e aksioneve që ka momentalisht tendencën e rritjes.  Një dollar më i fortë e bën më të kushtueshme për kompanitë të sjellin shitjet e huaja në shtëpi dhe i bën produktet e eksportuesve më pak konkurruese jashtë vendit.

Fitimet e tremujorit të fundit për firmat S&P 500 janë në nivel stanjativ në krahasim me një vit më parë. Kombinimi i rritjes së dobët globale me dollarin e fortë ngrejnë mundësinë që fitimet e kompanive të zhgënjejnë përsëri këtë vit. Çdo impakt me ndikim negativ nga dollari mund të forcojë pasojat nga koronavirusi, i cili tashmë ka detyruar zinxhirë nga Starbucks Corp tek Nike Inc. që të mbyllin dyqanet në Kinë përkohësisht.

Disa firma, duke përfshirë McDonald's Corp. dhe Yum China Holdings Inc., e cila operon Pizza Hut dhe KFC në vendin kinez, kanë diskutuar tashmë ndikimin e pasigurt që vjen nga virusi. Askush nuk e di se si do të zhvillohet më tutje ky shpërthim i koronavirusit e se si do të ndikojë përfundimisht tek ne" tha drejtuesi ekzekutiv i Royal Caribbean Cruises, Richard Fain, në një konferencë për shtyp javën e kaluar. “Kompania ka anuluar tashmë disa lundrime nga Kina”, shton ai.

Analistët presin që rritja e fitimit të S&P 500 të përshpejtohet në 10% ose më lartë në dy tremujorët e fundit të vitit 2020, sipas FactSet, një parashikim ky për të cilin disa investitorë kanë frikë se tani do të jetë i vështirë për t’u arritur. Investitorët do të monitorojnë rezultatet e fitimeve këtë javë nga një grup kompanish në të cilin përfshihen këtu PepsiCo Inc., Cisco Systems Inc. dhe Nvidia Corp.

Gjithashtu një dollar në rritje ndikon në tregjet në zhvillim dhe në mallra duke i bërë investimet në monedhën e SHBA-së më të shtrenjta për blerësit e huaj. Për më tepër, bëhet më e kushtueshme për vendet në zhvillim që të paguajnë borxhin në monedhë dollari kur monedha rritet në vlerë.

Investitorët prej vitesh kanë pritur që rritja ekonomike globale të dobësojë dollarin, vetëm që monedha t’i kundërshtonte këto parashikime. Presidenti Trump ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme forcën e dollarit vitet e fundit, duke argumentuar se e vendos SHBA.-në në një disavantazh konkurrues. Ai gjithashtu ka cituar dollarin në kritikën e tij ndaj Rezervës Federale, duke i kërkuar bankës qendrore të ulë më tej normat e interesit.

Rritja e fundit në vlerë e monedhës vjen pas tre uljeve të normës së interesit që Fed bëri në gjysmën e fundit të vitit 2019. Ky ishte shembulli i fundit i rritjes së guximshme të SHBA-së që të tërhiqte investitorë, por potencialisht duke dëmtuar fitimet për kompanitë e mëdha.

Kompanitë shumëkombëshe kanë qenë tashmë nën presion, me fitimet nga firmat S&P 500 të cilat marrin më shumë se gjysmën e të ardhurave të tyre jashtë SHBA-së. Shumë prej këtyre firmave tani po përballen me situatën jo të favorshme në të cilën kërkesa kineze është e dobët dhe dollari është i më i fortë se më parë.

"Ata po përballen me një goditje të dyfishtë" thotë Mona Mahajan, stratege e investimeve amerikane në Allianz Global Investors, e cila ka qenë favorizuese e aksioneve amerikane dhe dollarit kohët e fundit.

Dollari dhe investimet e lidhura me rritjen e SHBA-së tejkaluan aktivet e tjera për pjesën më të madhe të vitit 2019, ndonëse analistët ishin të shqetësuar për tensionet e tregtisë. Me fillimin e vitit të ri, shumë investitorë kishin pritur që trendi të kthehej si më parë pas marrëveshjes fillestare tregtare dhe qartësisë së daljes së Anglisë nga Bashkimi Europian. Në vend të kësaj, tregtarët e instrumentave financiarë tani po pyesin veten nëse ekonomia botërore mund të rikuperohet.

"Kjo histori tani është në pritje," tha Emily Roland, shefe strategjike e investimeve në John Hancock Investment Management. "Ne po ruajmë preferencën tonë për SHBA-në sepse është më e mira nga pikëpamja e rritjes ekonomike".

Megjithatë, disa analistë nuk e shohin dollarin që të rritet në vlerë nga diapazoni i vlerave të saj të fundit të tregtuara, veçanërisht teksa Fed, i cili, po planifikon t’i lërë normat e interesit të ulëta tani për tani. Shumë prej tyre janë skeptikë se një ngjarje e paparashikuar si koronavirusi që rrit monedhën përkohësisht mund të sigurojë një mbështetje më afatgjate pa gjithashtu kërcënuar rritjen ekonomike të SHBA-së.

Por tani për tani, investitorët kanë vazhduar blerjen e pasurive amerikane. Kthimi në bonon e thesarit 10-vjeçar amerikan, i cili ndikon në kostot e huamarrjes për gjithçka, nga borxhet e studentëve deri te huatë automobilistike, ra javën e kaluar në nivelin e tij më të ulët që nga fillimi i tetorit. Kthimet e bonove bien teksa çmimet e tyre rriten.

Tregtarët e instrumentave financiarë kanë shafqur gjithashtu një përmbysje në pozicionimin e tyre si investitorë e kjo si rrjedhojë e luhatjeve të fundit të tregut.

Pritshmëritë për një monedhë amerikane më të fortë u rritën përgjatë 3 javëve gjer më 4 shkurt, ku trendi i kthimeve të bonove të thesarit arriti e pikën më të ulët në këtë datë.

“Pozicionimi i investitorëve për pritshmëri rënëse të tregut e me shumë luhatje nga tregu ka qënë një temë konsistente”, thotë Ed Al-Hussainy, analist i vjetër i normave të interesit dhe i shkëmbimeve valutore në Columbia Threadneedle Investments.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë