Ka ndodhur

Asgjësohen 306 bimë kanabis në Malësi të Madhe, arrestohen dy persona

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar dhe 306 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa u asgjësuan sot në Malësinë e Madhe gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Flagranca”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bimët narkotike u gjetën gjatë kontrolleve të ushtruara në terren si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive. Ato u asgjësuan në vend nëpërmjet djegies.

Në kuadër të operacionit, policia arrestoi në flagrancë dy persona, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Të arrestuarit janë një 40-vjeçar dhe një 43-vjeçar, banues në fshatrat Guci e Re dhe Grudë e Re.

Policia bën me dije se kontrollet në territorin e qarkut Shkodër vijojnë me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë