Shendet

Eksperti i OBSH: Koronavirusi më i keq se sulmet terroriste

“Koronavirusi i ri në Kinë dhe i përhapur në shumë vende të tjera të botës është një kërcënim i madh,” paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, duke krahasuar potencialin e tij me atë të terrorizmit.
"Viruset mund të sjellin pasoja më të fuqishme se çdo sulm terrorist," tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një takim ndërkombëtar të 400 shkencëtarëve dhe ekspertëve të tjerë të mbledhur në Gjenevë për të kërkuar zgjidhje për këtë krizë globale që ka shkaktuar virusi.
Ai shtoi se deri sa vaksina e parë të jetë e disponueshme, qeveritë duhet të bëjnë gjithçka, për të kaluar këtë situatë dispozicion.
“Rritja e numrit të pacientëve që kurrë nuk e kishin vizituar Kinën mund të jetë "maja e ajsbergut", shtoi ai.
Tedros tha që virusi ishte emëruar COVID-19, duke shpjeguar se ishte e rëndësishme që ekspertët, të shmangnin ide të ndryshme për emërimin dhe se emrat e tjerë mund të ishin të pasaktë.
Emrat e njerëzve që zakonisht janë të shkencëtarëve që identifikuan sëmundjen janë gjithashtu të ndaluara.

“Bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si një armikun numër 1 të publikut", tha Tedros.
Më parë, epidemiologu kryesor i shëndetit publik në Hong Kong, një nga ekspertët e thirrur në Gjenevë për takim, tha për mediat ndërkombëtare se epidemia e koronavirusit mund të përhapet në rreth dy të tretat e popullsisë së botës nëse nuk do të kontrollohet. Shumica e ekspertëve janë shprehur se çdo person i infektuar do të transmetonte virusin tek 2 persona të tjerë.
Deri më tani virusi ka vrarë më shumë se 1.000 njerëz, e ka prekur më shumë se 42,000 dhe është shtrirë në të paktën 25 vende.
Takimi bëri bashkë më shumë se 400 studiues dhe autoritete kombëtare, duke përfshirë edhe disa pjesëmarrës nga Kina dhe Tajvani me anë të videove. Epidemiologët të gjithë se bashku po përpiqeshin të kuptojnë se çfarë mund të ndodhë më tej.
"A do të infektohet 60-80% të popullsisë së botës me koronavirus në ditët në vazhdim? Ndoshta kjo është thjeshtë një valë e virusit? Ka shumë pyetje në mendjet tona dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen, por ky është problemi më i madh për të gjithë botën në këto momente,” tha Gabriel Leung, kryetari i mjekësisë në universitetin e Hong Kong.

Disa prej ekspertëve janë shprehur se izolimi i qytetit të Wuhan ka bërë që të kemi më pak të infektuar. Sipas tyre këto ndërhyrje masive të shëndetit publik, distancimi shoqëror dhe kufizimet e lëvizshmërisë në Kinë kanë bërë që kufizohet numri i të prekurve.
Por Leung shprehet se kjo nuk është një zgjidhje.
“Për sa kohë do të mbyllim shkollat, për sa kohë do të mbyllim qytetet, për sa kohë do t’i mbajmë njerëzit larg qendrave të blerjeve? Nëse bllokimi i Kinës nuk ka funksionuar deri më tani, ekziston rreziku se mund të jetë e pamundur të ndalosh virusin. Kështu që vota duhet të ndryshojë ide, në vend që të përpiqet për të bllokuar virusin, duhet të punojë për të gjetur shpëtimin ndaj tij,” shprehet Leung.
Gjithashtu, ai shtoi se periudha kur njerëzit ishin të infektuar dhe nuk e tregonin këtë gjë krijoi këtë problem të madh. Sipas tij, tani për tani masat e kontrollit janë thelbësore, ndërkohë që sugjeron që të gjithë personat e infektuar duhet të kryejnë analiza të vazhdueshme edhe nëse shërohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë