Njerez

‘Kalova dy javë të tmerrshme’. Historia e një 39-vjeçari që kishte linë e majmunit

U infektova me linë e majmunit dhe ishte një makth. Kur festimet për paradën e krenarisë nisën në Nju Jork, isha i vetëdijshëm se lija e majmunëve ishte në qarkullim, veçanërisht për meshkujt homoseksualë, por kisha përshtypjen se numri i rasteve ishte i vogël.


Por ajo që nuk kuptova ishte se pse kapaciteti i testimit duhet të ishte aq pak. Vetëm 10 teste në ditë. Kisha kryer marrëdhënie seksuale me disa djem gjatë fundjavës së festimeve dhe pas 4 ditësh ndjehesha i lodhur.


Më pas më nisi temperatura e lartë, ethe, dhimbje muskujsh dhe nyjet limfatike ishin aq të fryra sa mendoja se do më dilnin nga fyti. Të gjitha këto simptoma i ndjeva në të njëjtën kohë. Fillimisht bëra një test në shtëpi për Covid-19 që rezultoi negativ. Më pas nisa të dyshoj për linë e majmunit. Unë kam disa vite që punoj në filantropi dhe vitet e fundit puna ime është fokusuar në shëndetin riprodhues, kështu që e ndoqa shpërthimin e lisë që në fillim.

Sebastian Kohn.


Unë kisha provuar të vaksinohesha kur qyteti i Nju Jorkut, nisi një lëvizje fillestare të vaksinimit më 23 qershor. Por si shumica e njujorkezëve të tjerë që u përpoqën të linin një takim, nuk pata fat.

Dy ditë pasi filluan simptomat e mia, skuqja filloi si lezione anorektale, - plagë të dhimbshme në anus dhe rektum. Fillimisht ishte një ndjesi shpimi, kruarjeje. Nuk u tremba në këtë pikë.

Më thanë se do të ishte e lehtë dhe isha një individ plotësisht i shëndetshëm pa probleme të mëdha shëndetësore. Por nuk e kisha idenë se sa keq do të bëhej.


Unë pata një vizitë me anë të telefonit me mjekun tim të kujdesit parësor (PCP) i cila më tha se duhet të testohesha. Kështu që shkova në kujdesin urgjent, por ata më sugjeruan të testohesha për sëmundje seksualisht të transmetueshme, edhe pse kisha të gjitha simptomat e lisë së majmunit.


Qendrat shëndetësore nuk kishin antiviral.

I’u kërkova ilaçin antiviral që po përdoret për trajtimin e lisë së majmunit, TPOXX, por nuk mund ta merrja pa pasur një test pozitiv.
Kështu shkova në shtëpi duke marrë qetësues të thjeshtë dhimbjesh. Por më vonë nisën të përhapeshin puçrrat dhe pata një atak ankthi. Puçrrat ishin kudo, dukeshin si pickime mushkonjash dhe shumë shpejt u mbushën me qelb.
I kisha në kafkë, në fytyrë, krahë, këmbë, duar, shpinë dhe vithe pesë. Çuditërisht nuk i kisha ato në penis. Në tërësi kisha mbi 50 puçrra, një temperaturë deri 39 dhe dhimbje të forta, e shoqëruar dhe me ankthin se pse nuk po merrja një trajtim.


Pas analizës së kryer për sëmundjet seksuale të transmetueshme rezultoi se kisha gonorre, por asnjë përgjigje për linë e majmunëve.
Kisha dhimbje kudo, sidomos në kyçe sa disa herë nuk ngrihesha dot në këmbë. Natën, zgjohesha duke u pasur dhimbje dhe kruarje nga puçrrat.
Isha i izoluar, i vetmuar dhe i inatosur me sa e padrejtë ishte situata. Ishte e qartë se kisha linë e majmunit por nuk mund të trajtohesh sepse shërbimi shëndetësor ishte i fokusuar në një tjetër pandemi.


Puçrrat u kthyen në plagë dhe trajtimi i vetëm që kisha marrë ishte qetësues dhimbjesh. Bërtisja dhe ulërija nga dhimbjet kur shkoja në tualet për shkak të puçrrave në anus të cilat acaroheshin.
Pas 5 ditësh kur testi doli pozitiv mjekët e kujdesit parësor shëndetësor, donin të më jepnin disa antibiotikë për të qetësuar temperaturën dhe bajamet e qelbëzuara.

Rradha e djemve që prisnin në qendrën shëndetësore për t'u testuar për linë e majmunit si Sebastan-Marrë nga The Guardian-Gazeta "Si"-26.07.2022.


Por unë ju thash se këto nuk ishin udhëzimet e Qendrës Kombëtare për parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Ata nuk më dhanë asnjë ilaç sepse nuk kishin antiviralin për linë e majmunit.


Isha tepër i demoralizuar. Mbrëmjen tjetër, mora një telefonatë nga një klinikë në Qendrën Mjekësore Irving të Universitetit të Kolumbisë. Ata thanë se qendra ime shëndetësore u kishte kërkuar atyre të merrnin përsipër rastin tim. Kështu, me sa duket, isha një nga të paktët me fat që mora trajtim.
Ata më shpjeguan se për shkak se ilaçi nuk është testuar gjerësisht te njerëzit, ekzistojnë disa rregulla që pengojnë marrjen e tij menjëherë.

Marrja e antviralit që qetësoi gjithçka.

Kalova rreth një orë në klinikë dhe mora për dy javë antiviralin TPOXX. Duhet të merrja tre pilula çdo 12 orë, me një dietë të pasur me yndyrë. Puçrrat filluan të thahen shumë shpejt dhe tani më kanë mbetur vetëm tre kore të vogla. Vetëm në dy ditët e fundit kam mundur të shkoj në tualet pa dhimbje.
Jam ende në izolim dhe kur e mendoj jam i privilegjuar që kisha mundësinë për t’u izoluar. Kam marrë ushqime të mjaftueshme duke i porositur nga jashtë dhe çdo gjë tjetër që më është nevojitur.


Ndërkohë e di shumë mirë që jo të gjithë njerëzit kanë mundësinë për të përballuar sëmundjen si unë.
Një ditë pasi fillova trajtimin, mora një telefonatë nga një gjurmues kontaktesh nga departamenti i shëndetësisë, i cili tha se mund të isha ekspozuar ndaj lisë së majmunëve.


I thashë se e kisha linë majmuni dhe ajo më pyeti për simptomat e mia. Telefonata zgjati rreth gjysmë ore dhe ajo më tha “Mirë, faleminderit për kohën tuaj, shërohu sa më shpejt” dhe e mbylli telefonin. As nuk më pyeti se çfarë kontaktesh kisha.

Antivirali për linë e majmunit-Marrë nga The Guardian-Gazeta "Si"-26.07.2022.


E gjithë kjo gjë duket thjesht si një dështim i kujdesit shëndetësor që nuk duhej lejuar të ndodhte, aq më pak kur sëmundja ka dy muaj që ka shpërthyer.
Nëse dikush si unë, i cili ka punuar në shëndetësi për një kohë të gjatë, e ka pasur kaq të vështirë për të marrë kujdes shëndetësor, imagjinoje sa e vështirë është për njerëzit e thjeshtë.


Jam shumë i shqetësuar se jemi afër pikës që kjo do të jetë një sëmundje tjetër endemike, veçanërisht midis meshkujve homoseksualë, nëse nuk e kemi kaluar tashmë atë pikë. Unë jam i shqetësuar se ne do të ngecim me të përgjithmonë.

*Sebastian Köhn është një 39-vjeçar me origjinë nga Suedia që jeton në Brooklyn dhe punon në filantropi. Burimi:The Guardian/Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë