Mendim

Historia personale e një pediatre: Kjo pandemi po transformon fëmijët tanë

* “Im bir qau dhe m’u lut që mos të ikja në punë sot pasi ishte i frikësuar”, më shkruan gjatë fundjavës një mikesha ime, mjeke edhe ajo. “Ai djalë do jetë fundi im”.

Nuk kam fjalë për ta qetësuar. Mund veçse ta simpatizoj. Unë ndjej të njëjtin shtrëngim e ndjenjë parehatësie në brendësi kurdo që vajza ime katër vjeçare më pyët përmes FaceTime, “Mund të vij në shtëpi , të lutem?”

Teksa e riimagjinon prindin tënd në ditët moderne të maskuar si një superhero, për momentin mund të jetë qetësuese, por kjo nuk e zëvëndëson atë në shtratin e gjumit. Si shumë punonjës të tjerë të shëndetësisë, burri im dhe unë aktualisht po jetojmë larg fëmijëve tanë dhe larg njëri tjetrit përkohësisht teksa bëjmë punën tonë për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit të ri tek të dashurit tanë dhe tek pacientët. Ne ndihemi shumë të vlerësuar për mbështetjen e madhe emocionale që na është dhënë neve punonjësve të mjekësisë, por të them të vërtetën nuk do ta mungoja për as edhe një çast duartrokitjen e orës 7 të mbasdites nëse do të kisha mbrapsht fëmijët e mi pranë meje e ta dija që situata do të ishte e sigurt.

Ndonëse kam mbështjellë të paktën pesë fëmijë të porsalindur sot dhe kam ndryshuar dy pelena të ndotura në spital, unë nuk e kam parë fëmijën tim fizikisht për më shumë se një muaj. Jam e rraskapitur dhe me mungesa gjumi. Por kjo lodhje që po përjetoj është më e lodhshme se kudjesi për një fëmijë gjashtë javësh. Vigjilenca konstante në mbajtjen e sigurisë të pacientëve dhe times në punë është rraskapitëse.

Kur kam nevojë për një ngritje emocionale mundohem që të telefonoj fëmijët e mi të cilët janë me të afërmit e mi në Connecticut. Por unë futem në ditët e tyre në intervale të çrregullta shpesh duke i’u ndërprerë atyre konstruksionin e një kështjelle apo të një xhiroje me biçikletë që ata mund të jenë duke bërë në oborrin e shtëpisë. Fëmijët kanë nevojë për qëndrim të afërt fizik. Në celular unë nuk jam gjë tjetër veçse se një shpërqëndrim nga komforti i njerëzve dhe lodrave që ata mund të prekin dhe përqafojnë. Por ndihem e privilegjuar. Jam tmerrësisht me fat dhe shumë mirënjohëse që fëmijët e mi janë të sigurt, të ushqyer, të mbrojtur, të shëndetshëm dhe të gëzuar. Puna në spitalet e qyteteve më ka bërë që të jem dëshmitare e shkatërrimeve sekondare që pandemia e covid-19 ka sjellë mbi familjet amerikane vulnerable në formën e sëmundjeve kronike, abuzimeve, urisë dhe neglizhencës. Është një kohë shumë e pa-përshtatshme për të qënë doktor në vendin tonë. E gjithashtu është një kohë tmerrësisht e mjerë për të jetuar në varfëri.

Në moshat, 4 dhe 2 vjeç, fëmijët e mi të dy janë shumë të vegjël për të kuptuar se çfarë po ndodh në botë.  Por, unë jam shumë e sigurt e nuk kam dyshim se ata e kanë kuptuar se diçka është ndryshe e nuk është në rregull. Kam qënë e vagët, protektive dhe sa kam mundur e sinqertë  me ta. New York-un e ka zënë gripi. Mami vazhdon të pastrojë disa mikrobe në spital. Është okej të jesh e frikësuar. Vajza ime katër vjeçe ka nisur të bëjë pyetje të thella për vdekjen si dhe më unikja “çfarë është zoti ?”. I përgjigjem asaj aq mirë sa mundem. Por ndërkohë po mundohem që t’i mësoj si asaj ashtu dhe vetes se si është të jetosh me paqartësinë, qoftë ajo bazike si “kur do të të shoh përsëri ?”, e cila na detyron të gjejmë bukurinë dhe gëzimin në momentet më të thjeshta.

E di që fëmijët e mi janë në pragun e krijimit të personalitetit të tyre. Kjo pandemi do t’i transformojë jetët e tyre në mënyra që ne nuk e dimë apo nuk e imagjinojmë dot. Ata ndonëse se janë veçse çamarrokë të vegjël nuk e di pse, po fytyrat e tyre më duken papriturazi më të ditura. Fëmijët janë shumë më intuitivë seç ne menojmë apo mund të dimë.  E pavarësisht trajnimeve me webinarë e atyreve që thonë ekspertët, nuk ka një guidë të duhur për të qënë prindër gjatë kësaj kohe pandemie e veçanërisht kur bëhet fjalë se të duhet ta bësh rolin e prindit përmes telefonit.

Shoqet e mia “full time” në shtëpi me fëmijët e tyre po përballen me një krizë të ndryshme por njëlloj frustruese. Këtë mëngjes njëra prej tyre më dërgoi një S.O.S. me mesazh duke më thënë se, “Po kam një kohë të pamundur të menaxhoj punën time dhe Oliviën (vajzën) në shtëpi. Lukasi (bashkëshorti) po bën të pamundurën që mos të humbasë punën e tij. Mamaja ime dëshiron të vij e të më ndihmojë por ajo është e izoluar. Si të veproj ? Jam në shterrim të fuqive të mia”.

Ajo ishte duke më pyetur mua në mëyrë që të merrte mendimin e një mjekeje, pra profesionisteje të shëndetit. “Çdo ndërveprim njerëzor fizik për të ecur përpara duhet që të jetë një risk i mirëllogaritur” e paralajmëroj atë. “Ajo se çfarë ti po mundohesh të bësh, pra të punosh full time dhe të jesh prind full time njëkohësisht është thuajse e pamundur”, i them gjithashtu.

Kur të marrim veten nga ky virus politikat e kujdesit të fëmijëve do të kenë nevojë për një shndërrrim total. Kurrë nuk ka qënë më e qartë se shkollat tona dhe punonjësit e kujdesit të fëmijëve janë të nënpaguar, të nënvlerësuar dhe të nënfinancuar. Në mënyrë të detyrueshme duhet që leja e punës kur je i sëmurë apo kur të duhet të kujdesesh për fëmijën, krahas kujdesit të subvencionuar për fëmijët, të kthehet në diçka esenciale e universale.

Si një mjeke unë jam e detyruar t’i paralajmëroj miqtë se izolimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por gjithashtu vëj re se familjet amerikane po përballen me një krizë të shëndetit mendor në shtëpitë e tyre. Nëse je një prind që je në pragun e thyerjes psikologjike, me kënaqësi ju them se do jem mjeku juaj për t’iu dhënë leje për të kërkuar ndihmë.

Full time apo FaceTime, të gjithë prindërit e kanë nevojë tani.

*Cornelia Griggs është një kirurge e pediatrisë në qytetin e New York-ut


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë