Para

Falimenton një ndër bankat më të mëdha në SHBA. Çfarë do të thotë kjo për sistemin financiar?

Në dy mënyra. Gradualisht dhe papritmas. Kështu ishte rrëzimi i bankës së 16 më të madhe në SHBA, Silicon Valley Bank (SVB), e cila mbanteë asete me vlerë 200mld dollarë. Pozicioni i saj financiar qe shkatërruar prej disa vitesh. Por kaluan vetëm dy ditë midis njoftimit të bankës me bazë në San Francisko më 8 mars se po kërkonte të mblidhte 2.5 miliardë dollarë për të mbyllur një vrimë në bilanc, dhe deklaratës nga Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, e cila rregullon depozitat bankare amerikane kur tha se SVB kishte dështuar.

Vlera e aksioneve të SVB-së ra me 60%. Greg Becker, drejtori ekzekutiv i tha klientëve "na mbështesni ashtu sicc ju kemi mbështetur ne". Të pabindur, disa sipërmarrës i thanë kompanive që mbanin portofole në SVB, të largoheshin.

Bill Ackman, një menaxher i fondeve mbrojtëse, sugjeroi që qeveria të shpëtojë bankën. Deri në mëngjesin e 10 marsit, aksionet e saj kishin rënë rreth 70% të tjera në tregtimin para tregut, përpara se të ndalohej. CNBC, një rrjet televiziv, raportoi se përpjekjet e SVB për rritjen e kapitalit kishin dështuar dhe se banka po kërkonte t'i shiste veten një institucioni më të madh. Më pas erdhi njoftimi nga rregullatorët.

Kjo ngjarje ngre dy pyetje. E para është si SVB u gjend në këtë pozicion. E dyta nëse problemet e saj janë thjesht një anomali, apo një pararojë e dënimit për institucionet financiare.

Nisim me parën. SVB ishte një bankë për Start-Up. Ajo hapi llogari për to para se çdo bankë e madhe t'i pranonte. Ajo i kreditoi ato, që përsëri bankat më të mëdha nuk e bëjnë. Me lulëzimin e Silicon Valley si qendër biznesi, lulëzoi edhe SVB. Klientët e saj kishin cash pafund. Ata kishin nevojë më shumë të depozitonin se sa të huazonin.


Depozitat në SVB u katërfishuan, nga 44 mld në 2018-n në 189 mld dollarë në 2021-shin. Meqë bankat bëjnë para për spread-in midis normës së interesit që paguajnë në depozita (që zakonisht është asgjë) dhe normës që i paguhet nga kreditë, të pasurit më shumë depozita se kredi është problem i madh. SVB-së i duhej të nxiste asete të tjera. Në fund të 2021-shit, ajo arkëtoi 128 mld dollarë nga investimet në titujt e hipotekave dhe të Thesarit.

Pastaj bota ndryshoi. Normat e interesit u rritën me inflacionin. Kjo e vrau entuziazmin e sipërmarrëves dhe e la SVB-në shumë të ekspozuar. Depozitat ishin fryrë kur normat ishin të ulëta dhe klientët e saj kishin shumë para në duar. Por këtë herë ata vrapuana të tërhiqnin depozitat e tyre. Banka i kishte blerë shtrenjt titujt dhe tani u detyrua të shiste të gjithë portofolin shumë më lirë. Deficitet në këto shitje krijuan një vrimë që u munduan ta mbyllin me rritje kapitali.

A ishin problemet e SVB një anomali? Banka duket se ka qenë në mënyrë unike e ndjeshme ndaj disa rregulloreve. Sigurimi federal për depozitat, i vendosur pas një sërë paniku që rrëzoi ekonominë amerikane në vitet 1930, mbulon depozitat deri në 250.000 dollarë. Kjo mbron të gjitha paratë që shumica e individëve do të ruanin në një llogari bankare. Por nuk ka gjasa të mbulojë fondet që një kompani do të mbante. SVB është një bankë jo vetëm për kompanitë, por një nënseksion i ngushtë i tyre që kanë vuajtur kohë më të vështira se shumica. Rreth 93% e depozitave të saj ishin të pasiguruara.

Thënë kështu, pothuajse të gjitha bankat janë ulur me humbje të parealizuara në portofolet e tyre të titujve.

Janet Yellen, sekretarja e thesarit, thotë se po monitoron disa banka në dritën e ngjarjeve në Silicon Valley. Fatmirësisht, librat e huave përbëjnë një pjesë shumë më të madhe të aktiveve në shumicën e institucioneve të tjera. Dhe me rritjen e normave, ata po fitojnë më shumë.

Pyetja tani është nëse do të ketë një paketë shpëtimi dhe, nëse po, sa i madh do të duhej të ishte për t'i bërë depozituesit të plotë. SVB "është gjaku i ekosistemit të teknologjisë", vëren Ro Khanna, një kongresmen nga distrikti i 17-të i Kalifornisë, i cili përfshin një pjesë të luginës. “Ata nuk mund ta lënë bankën të dështojë. Nëse kjo do të thotë që ajo duhet të blihet nga një kompani tjetër… ose të marrë ndihmë nga apo edhe një deklaratë nga departamenti i Thesarit, në mënyrë që depozituesit të ndihen të sigurt - unë do t'ia lë këtë në dorë ekspertëve.

Ndërhyrja do të ishte e pazakontë. Por në mungesë të shtrëngimit të depozituesve, mund të jetë alternativa e vetme, pasi SVB qartësisht nuk kishte mjaftueshëm për të mbuluar humbjet që po detyrohej të merrte mbi asetet. Larry Summers, një ish-sekretar i thesarit, ka thënë se për sa kohë që shteti ndërhyn, nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar se SVB do të dëmtojë pjesë të tjera të sistemit financiar. Shumë njerëz do të shpresojnë se po, dhe se ai ka të drejtë./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë