Nga Gazeta ‘Si’- Shqiptarët shtuan shpenzimet online në fillim të vitit 2026.
Sipas shifrave nga Banka e Shqipërisë, nga janari në mars 2026 janë shpenzuar 13% më shumë para online se e njëjta periudhë e 2025-s, përkthyer në një total prej 690 miliardësh. Këto para mund të jenë transferta, fatura apo blerje.
Për të njëjtën kohë janë regjistruar mbi 3 milionë transaksione, me rritje vjetore 26%.
Shifrat tregojnë se shqiptarët po përqafojnë shpejt teknologjinë financiare duke u larguar gjithmonë e më shumë nga pagesat fizike.
Sipas Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit, të publikuar në dhjetor 2025, përdorimi i internetit për tregti vazhdon të rritet. Më shumë se 45 përqind e shqiptarëve kanë kryer të paktën një blerje online gjatë 12 muajve të fundit, një rritje me tre pikë përqindje krahasuar me vitin e mëparshëm.
Produktet më të blera online mbeten rrobat dhe shërbimet e dërgesës së ushqimit, të cilat dominojnë tregun me përkatësisht 97 dhe 61 përqind të preferencave.
Përveç blerjeve, edhe aktivitete të tjera në internet kanë shënuar rritje të ndjeshme. Kërkimi i informacionit për mallra dhe shërbime është rritur me 10.7 pikë përqindje, përdorimi i shërbimeve e-banking me 7.7 pikë përqindje, ndërsa rrjetet sociale me 5.7 pikë përqindje. Të dhënat tregojnë një varësi gjithnjë e më të madhe të qytetarëve nga shërbimet digjitale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje