Treg

Falimentimi i bankës amerikane godet bizneset në Kinë

Falimentimi i bankës amerikane Silicon Valley Bank, ka dhënë efektet e para në tregjet e huaja, nisur nga ai në Kinë. Disa bizneset Start Up, sidomos ato që operonin në dollar, janë tronditur nga ngjarja.

Rregullatorët në SHBA mbyllën bankën të premten e shkuar, duke u bërë banka e dytë në pak kohë që falimenton atje.

Silicon Valley Bank kishte ndërtuar biznesin e saj në mbështetjen e Start-Up-eve të teknologjisë, duke përfshirë ato nga Kina.

Sistemi online për hapjen e një llogarie në SVB kishte lejuar përdorimin e një numri celular kinez për verifikim, sipas një themeluesi, i cili kërkoi anonimitetin për shkak të natyrës së ndjeshme të situatës. Burimi theksoi se dikur ata kishin dhjetëra miliona dollarë amerikanë në SVB.

Që atëherë ai ka tërhequr shumicën e fondeve, por ai tha se kishte ende më shumë se 250,000 dollarë në SVB.

Së bashku me mbështetjen e një sipërmarrësi të thjeshtë, një Start Up mund të hapë një llogari në SVB brenda një jave, tha burimi në gjuhën mandarine, sipas një përkthimi të CNBC. “Bankat kryesore tradicionale, si Standard Chartered, HSBC, Citi kanë rregulla të rrepta dhe kërkon më shumë kohë për të hapur një llogari bankare me to. Mund të zgjasë deri në 3-6 muaj”, tha ai.

Burimi, i cili themeloi një kompani fintech dhe dy kompani të tjera të teknologjisë, tha se sipërmarrësve  u pëlqente të punonin me SVB sepse banka i lejoi investitorët të shihnin dhe të miratonin sesi bizneset ku ata kishin investuar i përdornin fondet e tyre.

“Nëse nuk ka më SVB, do të dëmtojë të gjithë industrinë e teknologjisë sepse nuk ka bankë tjetër që ofron shërbime të tilla”.

Pasja e një llogarie bankare me SVB lejoi startup-et kineze të përfitonin fonde nga investitorët me bazë në SHBA.

Më herët nuk dihej se bizneset në Kinë kishin llogari në SVB. Sipas CNBC, shumë biznese të reja atje nisin pikërisht me llogari në SVB.

Kompania bioteknologjisë me bazë në Shangai, Zai Lab tha se deri në fund të dhjetorit, rreth 2.3% e rreth 1.01 miliardë dollarëve të saj në para mbaheshin në SVB. Shumica ishin në JPMorgan Chase, Citigroup dhe Banka e Kinës (Hong Kong), tha Zai Lab në një deklaratë zyrtare.

Një tjetër kompani bioekologjike quajtur Everest Medicines tha se kishte më pak se 1% të parave të saj në SVB dhe se pret të rikuperojë shumicën e depozitave të saj në bankë përmes Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave të SHBA.

Megjithatë, shumica e depozitave të mbajtura nga SVB ishin të pasiguruara. FDIC,
Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, tha se depozituesit e pasiguruar do të marrin certifikata të rimarrjes së llogarive për bilancet e tyre.

Ndërmarrja e përbashkët kineze pretendon pavarësinë

Ndërmarrja e përbashkët e SVB në Kinë – e mbajtur 50-50 me Shanghai Pudong Development Bank – tha në një deklaratë se ka një bilanc të pavarur.

E quajtur SPD Silicon Valley Bank, sipërmarrja e përbashkët kishte 2 miliardë juanë kinezë (290 milionë dollarë) në kapital të regjistruar, sipas bazës së të dhënave të biznesit Tianyancha.

Kjo është rreth 6.8% e kapitalit të regjistruar të Bankës së Zhvillimit Shanghai Pudong prej 29.35 miliardë juanë, treguan të dhënat.

Sipas një njoftimi për shtyp, në fund të dhjetorit, SVB kishte afërsisht 209 miliardë dollarë në total aktive dhe 175.4 miliardë dollarë në total depozita.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë