Para

Europa gati për një tjetër luftë – Dizajnin e ri të euros. Kush meriton të jetë në kartëmonedha

Paratë mund të duken si çdo gjë. Në Kinën antike, thikat e bronzta qarkullonin si forma pagesash; gjatë Depresionit të Madh përdoreshin guaska molusqesh në vend të parave: në 1970-n tregtarët irlandezë u detyrua të bënte letra borxhi me letër tualeti. Siç sqaronte Hyman Minsky, ekonomist: “Çdokush mund të krijojë para; problemi është pranimi i tij.”

Europianët shumë shpejt duhet të pranojnë një euro të re. Një anketë e Bankës Qendrore Europiane, BQE, pyeste qytetarët se cilin stil të ri kartëmonedhe do të zgjidhnin nga “së bashku ne ndërtojmë Europën”, “lumenjtë, uji i jetës në Europë” dhe “Europa vetja jonë”. Tani do të pasojë një konkurs dizajni dhe euro të përditësuara do të dalin nga makinat e parave në 2026.

Ekoomistët e shohin paranë si një medium këmbimi, por imazhet në kartëmonedha janë dizajnet më shumë të riprodhuara në botë. Për qeveritë, ata janë një mundësi propagande duke transmetuar një ide të qartë të shtetit. Zogjtë, një tjetër dizajn i mundshëm, simbolizon lirinë, por tregon edhe përkushtimin e BE-së për të mbrojtur natyrën.

Një pamje kaq rozë e bashkëpunimit europian është në kontrast të plotë me mesazhet e dërguara një shekull më parë: kartëmonedha gjermane 10.000 marka, e prezantuar në vitin 1922, përfshinte një vampir, që përfaqësonte Francën, duke thithur një punëtor gjerman.

Vendosja e presidentëve të vdekur në para, sicc e bën SHBA ose monarkët, si Britania, është një opsion më pak tërheqës në Europë. Blloku me 20 vende nuk do të kënaqej me fytyrën e liderit të jë vendi në para.

Artistët e famshëm, një alternativë e diskutuar po ashtu, pothuajse me siguri do të përfundojnë me një argument se cili gjeni i vendit meriton kartëmonedhën 500 euro, cili përfundon tek 5 euro dhe cili humbet fare.

BQE më parë kishte arritur t'i shmangte këto dilema duke përdorur ura imagjinare. Këto shfaqën stilet tradicionale arkitekturore të kontinentit (barok, neoklasik dhe kështu me radhë) pa favorizuar monumentet e ndonjë vendi. Kjo ishte derisa Spijkenisse, në Holandë, i prishi gjërat. Periferia në Roterdam i ktheu imazhet në realitet, duke përdorur beton të lyer për t'u përshtatur me ngjyrën e kartëmonedhave.

Sido që të duket produkti përfundimtar, paratë e thata janë ende rrugëdalje. Sipas BQE-së, ato u përdorën për vetëm 59% të transaksioneve në euro vitin e kaluar, nga 72% tre vjet më parë. Për shumë europianë, veçanërisht ata më të rinj, paratë nuk duken më si letra apo monedha, por çfarëdo që shfaq ekrani i një smartphone. Në fund të fundit, atëherë, pamja e re për euron do të vendoset më shumë nga dizajnerët grafikë në Silicon Valley sesa nga bankierët qendrorë në Frankfurt./TheEconomist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë