Para

Në mars, kursimet e shqiptarëve në banka u ulën me 15 mld lekë

Nga Gazeta 'SI' - Kursimet në sistemin bankar ranë për të dytin muaj radhazi, raporton Banka e Shqipërisë.

Sipas shifrave, në mars 2024, stoku i depozitave u ul në 1.3 trilion lekë, nga 1.31 që ishte në shkurt, përkthyer në rënie 1.1%. Në vlerë, rënia është 14.5 mld lekë.

Statistikat tregojnë se ka një reduktim të kursimeve në euro, që lidhet dhe me zhvlerësimin e saj, por edhe me uljen e besueshmërisë nga qytetarët. Gjithsesi, edhe depozitat në lekë, kanë kontribuuar në rënie.

Në janar të këtij viti, kursimet në banka arritën nivelin më të lartë të raportuar ndonjëherë, 1.32 trilion lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë