Ne rrjet

Deklarata e NATO-s për Ballkanin, Kosovën dhe Bosnjën

Përveç diskutimit të sfidave globale nga Kina dhe Rusia, liderët e vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel riafirmuan edhe mbështetjen për Ballkanin Perëndimor, dialogun Kosovë-Serbi dhe stabilitetin e Bosnjës.

Krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që morën pjesë në samitin e aleancës të hënën në Bruksel u zotuan të mbështesin integritetin territorial dhe stabilitetin e Bosnjës duke shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në vendin ballkanik.

Samiti u ndoq nga Presidenti i SHBA Joe Biden për herë të parë që kur ai mori detyrën. Në komunikatën e samitit, të publikuar pas takimit, përmendej edhe Ballkani.

Sipas komunikatës së samitit, "Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, rëndësi që theksohet nga historia e gjatë e bashkëpunimit dhe operacioneve ushtarake". Deklarata përfshinte po ashtu marrëdhëniet Serbi-Kosovë. NATO thotë se aleatët "mbështesin Dialogun e lehtësuar nga BE dhe përpjekje të tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve … dhe nxisin palët të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen me mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje politike”.

Me tej, deklarata ndalej gjatë tek situata politike në Bosnjë. "Aleatët mbështesin fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të një Bosnje dhe Hercegovina në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme për Paqen në Bosnjë dhe Hercegovinë [e njohur si Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare që inkurajojnë pajtimin e brendshëm dhe i nxisin udhëheqësit politikë të shmangin retorikën përçarëse”, theksonte komunikata.

Kjo pjesë e deklaratës ishte veçanërisht e rëndësishme për përfaqësuesin e Kroacisë, Presidentin Zoran Milanovic, pasi ai njoftoi përpara samitit se nuk do të miratonte deklaratën mbyllëse pa përmendur Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit.

Sipas Milanoviç, problemi u zgjidh përpara samitit, pasi ai kishte diskutuar çështjen me Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, të Dielën.

“Sekretari i Përgjithshëm më thirri dje … dhe gjithçka u zgjidh brenda gjysmë minutë”, tha Milanoviç të hënën. Marrëveshja e Paqes të Dejtonit të vitit 1995 ishte ruajtën kufijtë e ish republikës Jugosllave dhe krijuan një qeveri multi-etnike në Bosnjë. Ajo gjithashtu krijoi dy njësi autonome, kryesisht Federatën Boshnjake dhe Kroate të Bosnjës dhe Republikën Srpska të udhëhequr nga Serbët e Bosnjës.

Udhëheqësit serbë të Bosnjës shpesh kanë kërcënuar të shkëputen nga vendi, por kurrë nuk kanë vepruar sipas këtyre kërcënimeve, kryesisht për shkak të mungesës së mbështetjes ndërkombëtare.

Në anën tjetër, shumë zyrtarë në Kroaci dhe shumë kroatë boshnjakë, ende mbështesin formimin e një njësie të tretë ’në Bosnjë, e cila do të ishte e mbizotëruar nga Kroatët, e ngjashme me Republikën Srpska të udhëhequr nga Serbët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë