Ne rrjet

Mickoski shtrëngon duart me Taravarin, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Nga Gazeta 'Si' - Koalicioniet VLEN dhe “Maqedonia jote” në një takim në shtabin qendror të koalicionit VLEN, sot, kanë diskutuar për parimet e qeverisë së re reformuese 4 vjeçare.

Ndërsa ditët e fundit opinioni u pushtua nga zëra e dërgimit të emisarëve të BDI-së tek VMRO-ja, Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së ka zbritur sot në shtabin e VLEN, për të shprehur në mënyrë të qartë bashkëpunimin e ri, ku u prit nga lideri Arben Taravari.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përfshi ata që kanë qëndruar duarkryq me mosndëshkueshmërinë, si dhe orientimin strategjik drejt BE-së janë dy pikat kryesore të marrëveshjes politike.

Ndërsa kanë ngelur edhe disa orë nga heshtja zgjedhore, Koalicionet VLEN dhe ai i kryesuar nga VMRO DPMNE kanë kristalizuar parimet e qeverisjes së ardhshme.

Poashtu shtylla e dytë e fuqishme ku bazohet qeverisja e re është sipas tyre lufta e pa kompromise që do t’i shpallet krimit dhe korrupsionit, duke kërkuar mbajtjen përgjegjës jo vetëm të njerëzve të përfshirë në veprimtari kriminale e korruptive, por edhe të atyre që kanë ndihmuar në mosndëshkueshmërinë e këtyre veprave.

Në rrafshin ekonomiko-social, është diskutuar lidhur me zhvillimin e barabartë rajonal me fokus të veçantë në rritjen e standardit jetësor si dhe mirëqenies ekonomike, sociale e politike të qytetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë