Mode

A po marrin robotët punën e modeleve?

Me shfaqjet virtuale që tashmë janë bërë pjesë e botës së modës, modelingu ka pësuar humbje të mëdha.

Në sytë e kritikëve, shfaqjet tradicionale të modës tashmë shiheshin si diçka e ngathët dhe jo në hap me ritmet e teknologjisë. Kështu që Style Points vendosi të bënte diçka pak më ndryshe.

Kjo tingëllon si një skenar që mund të ndodhte lehtë sot, por në këtë rast, ishte viti 1998 ku projektuesi ishte Helmut Lang dhe puna e tij futuriste ishte të tregonte koleksionin e tij në disk. "Eksperimenti i shkëlqyeshëm nuk ishte pa pengesat e tij, por tregon rrugën për të ardhmen në një industri globale që kërkon alternativa për shfaqjet.” tregon një nga kritikët.

"Ishte e çuditshme që në një industri që jeton nga ndryshimet që bëhën çdo sezon, metoda e prezantimit nuk ka ndryshuar në pothuajse 50 vjet."

Më shumë se dy dekada më vonë zhvillimi i idesë ka vazhduar ku pandemia globale e ka detyruar të bëjë hapa para me shpejtësi që edhe pse ato janë një produkt i nevojës së largët shoqërore, disa nga shfaqjet provë kanë qenë vërtet emocionuese.

Pjesë ishte dhe stilistja e re Anifa Mvuemba, e cila prezantoi koleksionin e saj “Hanifa në 3D” duke përdorur modele virtuale. Formati i përshtatshëm për risinë dhe ulja e kostos së shpenzimeve gjithashtu po ndihmojnë stilistët e rinj të shfaqin produktet e tyre në një kohë kur ekonomia nuk është në periudhën më të mirë e aq më shumë kur Java e Modës zhvillohet këtë vjeshtë dhe stilistët nuk kanë alternativë tjetër për të zhvilluar shfaqjet e tyre.  Kjo mendohet të sjellë emra të mëdhenj të modës në këtë risi.

Po kush dëmtohet nga kjo e ardhme virtuale?

Përgjigja është, modelet dhe ekipet në prapaskenë rreth tyre: parukierë, artistë grimi dhe stilistë. Kur modelet zëvendësohen me robotë nuk është aq e çuditshme që ngadalë të zëvendësohen dhe punëtorët e fabrikës me makineri që bëjnë gjithë punën.

"Unë mendoj se gjithmonë do të ketë interes për qeniet njerëzore dhe evolucionin e karrierës së tyre por gjithë kjo është një frikë që vajzat po kalojnë," thotë Sara Ziff, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Modelit Aleanca, duke iu referuar modeleve reale që po zëvendësohen nga ato virtuale.

Një anë më pak e njohur nga publiku ka dalë në dritë ku tashmë stilistët kanë filluar të ankohen për skanimet e trupit të modeleve 3D dhe përmasave. Disa modele që do merren si shembull janë duke kërkuar të nënshkruajnë kontratë për të drejtat e tyre në momentin që skanohet një modele virtuale e ngjashme me të.

Irina Shayk që ndan pasarelën me një robot në një shfaqje të Philip Plein në 2018

Sidoqoftë ekziston një tjetër avantazh që kompanitë dhe stilistët kanë në lidhje me njerëzit: njerëzit nuk mund të ankohen.

Do jetë një punë aq perfekte sa nuk do të ketë vend që njerëzit të flasin e aq më pak që këto modele të shndërrohen në tituj lajmesh kjo dhe për faktin se robotët nuk do japin deklarata apo intervista, ndër të tjera.

Burimi:Elle\Përktheu:Gazeta "Si" 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë