Mendim

14 ide për reformën në arsim

Nga Arben Malaj - Debati për arsimin e lartë sidomos nga stafet akademike nuk duhet të ushqejë, përballojë apo acaroj debatin e nevojshëm për sfidat e arsimit tonë në përgjithësi dhe atë të arsimit të lartë në veçanti.

1- Arsimi në të gjitha nivelet tij është dhe duhet trajtuar si një prioritet kombëtar, i mbrojtur nga dëmtimet që mund t’i vijnë nga përbaltjet publike dhe lufta partiake.

2- Duhet të mbajmë parasysh së të gjitha hallkat e tij nga ai parashkollor, deri tek ai post doktorial kushtëzojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e reformave të sistemit arsimor si një strategji e integruar me strategjitë specifike të çdo niveli.

3 - Çdo reformë ka kuadrin ligjor, kuadrin institucional, mbështetjen logjistike dhe skemën me përgjegjësi të qarta të hartimit, miratimi, implementimin dhe auditimit periodik për të bërë përmirësimet e nevojshme.

4- Grupi i përzgjedhur në bashkëpunim me komisionin e arsimit duhet të vendos që në fillim së deri në çfarë viti do të duhet të shtrihen objektivat e matshme të rishikimit të strategjive respektive.

5- Çdo strategji duhet të ketë të bashkëshoqëruar faturën financiare dhe burimin e financimit, të përfshira këto në kuadrin makroekonomik afatgjatë, buxhetet vjetore si dhe mbikëqyrjen e tyre

6- Çdo objektiv afatgjatë, afatmesëm dhe atë afatshkurtër duhet të ketë tregues të matshëm në dinamikë,

7 - Aksesi tek strategjitë, reformat projektet dhe programet konkrete duhet të jetë maksimalisht transparent, lehtësisht i aksesueshëm nga çdo i interesuar.

8 - Në grupin kombëtarë të punës të jetë një personalitet vendas dhe me kredibilitet publik. Raporti midis këshilltarëve të huaj dhe ekspertëve vendas duhet të jetë në favor të personaliteteve dhe ekspertëve vendas. Ekspertët e reformave të mëparshme të mund të japin feedback mbi draft propozimet e strategjive.

9 - Puna duhet të filloj më një rezolutë të përbashkët kombëtare të Parlamentit për këtë proces.

10 - Grupi i rishikimit të strategjive duhet të marr vlerësimin nga ana e ministrive respektive, qendrave kërkimore shkencore publike ose jo qeveritare në fushën e arsimit si edhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë

11 - Draftet e përgatitura për rishikimin, përmirësimin apo anulimin e ligjeve dhe akteve nënligjore përkatëse duhet të jenë të aksesueshme nga çdo i interesuar

12 - Kalendari i krijimit të ekipeve respektive, kalendari i fazave të ndërmjetme të këtij procesi, afati i përfundimit të drafteve përkatëse, afati kur fillon dhe përfundon konsultimi publik i grupeve respektive, afati kur dorëzohet në parlament, pra nuk është një draft thjeshtë por mbi parlamentar, afati i hyrjes në fuqi, është shumë i rëndësishëm

  1. Propozimet për ndryshimet ligjore, draft ligji, draft vendimet e Këshillit të Ministrave duhet të hyjnë në fuqi menjëherë. Kjo kërkon që çdo ndryshim nga drafti i parë duhet të pasqyrohet menjëherë në aktet nënligjorë bashkëshoqëruese të paketës.
  2. Duhet caktuar periodiciteti i raportimit të grupeve të punës pranë parlamentit , ku merr pjesë edhe zëvendës kryeministrja dhe Ministria Arsimit dhe çdo ministri tjetër e përfshirë në detyrimet e implementimit të reformës.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë