Nga gazeta “Si”-Pas pesë muajsh luftimesh të përgjakshme midis Ukrainës dhe Rusisë, me 22 korrik, vendet “shtrënguan” duart në Stamboll për të jetësuar marrëveshjen e hapjes së portit të Ukrainës, me qëllim eksportin e grurit në një botë të uritur.
Tani që çmimet e grurit nëpër botë ranë me 6%, duke u rikthyer në nivelet e paraluftës, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e përcaktoi këtë marrëveshje si “një dritë në Detin e Zi“. Për të, marrëveshja nuk favorizon një palë, por të gjithë globin.
Jo aq shpjet sa duhej për të varfërit, gjithësesi. OKB thotë se 828 mln njerëz janë të uritur çdo natë dhe 50 mln të shpërndarë në 45 vende, janë në kufi të vdekjes nga uria. Pjesa tjetër e botës që po përballet me inflacionin e lartë, shpreson se kostot e jetesës mund të zbuten pak, tashmë.
Ukraina është një ndër eksportuesit kryesor të grurit në botë, përfshirë edhe misrin dhe vajin e lulediellit. Por ka qenë e pamundur për të, të tregtonte drithërat stok që nga nisja e luftës në muajin shkurt. Rusia ka marrë portin e Ukrainës në Detin Azov dhe ka bllokuar ato në Detin e Zi. Ukraina ka minuar ujërat e veta për të parandaluar një pushtim ujor.
Në Stamboll, diplomatët e deleguar me këtë detyrë, qëndruan sa më larg të mundeshin në tavolinë dhe i hodhën firmat e tyre në dhoma të veçamta, pas akordimeve me OKB-në. Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes në Rusia dhe Oleksandr Kubrakov, ministër i Infrastrukturës në Ukranië u “ndanë” nga sekretari i OKB, Antonio Guterres dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Organizata tha se kjo marrëveshje do të lehtësojë edhe eksportet ruse të plehrave kimike që kanë dhënë një efekt të drejtëpërdrejtë në agrikuluturën europiane dhe amerikane.
Marrëeveshja do të krijojë një qendër të bashkë-koordinuar, JÇ, në Stamboll, me staf nga Turqia dhe OKB. Ata do të monitorojnë ngarkesat që dalin nga portet ukrainase, për ngarkesa të paautorizuara, si armët p.sh. Nuk do të ketë përfaqësues rusë në portet ukrainase dhe as anije ruse për të lëvizur mallrat.
Pra, pilotët ukrainas do të drejtojnë anijet në ujërat ukrainase. “Në raste provokimi, do të ketë menjëherë përgjigje ushtarake”, – tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Marrëveshja do të mund të rinovohet brenda 120 ditëve.
Por ka shumë boshllëqe. Itinerari i “korridorit human” nuk është vendosur ende. Nuk është bërë çminimi i ujërave ukrainas dhe nuk dihet kush do ta bëjë. OKB e ka refuzuar.
Nuk ka asnjë shenjë se kjo marrëveshje mund të çojë në një tjetër për paqen. Në fakt, sposton tensionin në det. Vendet ranë dakord se ata nuk do të “ndërmarrin asnjë lloj sulmi kundër anijeve tregtare dhe civilëve të tjerë pranë porteve”. Kjo mund të ketë ndodhur edhe sepse Rusia ka pësuar disa humbje gjatë kësaj kohë në fuqinë e marinës së saj. Ndalimi i forcave ruse nga Snake Island. Fundosja e anijes Moskva. Flamujt rusë në Detin e Zi dhe riforcimi i mbrojtjes së Ukrainës nëpër brigje, me bombat që ka marrë nga Perëndimi.
Duke u ndihmuar nga Perëndimi, Ukraina është munduar të zgjerojë mundësitë e eksporteve, nga lumi Danub nëpër hekurudhat e Europës Lindore. Por kapaciteti i limituar nuk e zëvendësonte sasinë e eksporteve nga deti. Ukraina ka eksportuar rreth 2 mln ton drithëra në muaj, nga 5-6 mln që eksportonte para luftës. Akoma më keq, stoku i drithërave ukrainasë është në gjysmë. Me rreth 60 mln ton që pritet të korren këtë vit, Ukrainës do t;i mungojë 15-18 mln ton drith. Nëse ato nuk shiten dot, do të kalben.
Marrëveshja e Stambollit i lejon fermerët në Ukrainë që të shesin më shumë produkte të tyre dhe të fitojnë më shumë para për të blerë fara e plehra kimike për mbjelljen e sezonit të ardhshëm. Dy faktorë të tjerë po ndihmojnë në uljen e çmimeve botërore. Një është që, korrja në hemisferën veriore po shkon mirë; Rusia pritet të nxjerrë 90 mln ton grurë, E dyta, forca e dollarit që bën që mallrat që blihen me të të sjellin fitim më të madh për prodhuesit, si nxitje për më shumë prodhim.
Gjithësesi, edhe kështu, kriza e ushqimit nuk ka mbaruar. Çmimet e drithërave mund të ulen 1/3 e kulmit të tyre, por janë 40% më të larta nga janari i 2020-s. Karburantet, plehrat kimike dhe inpute të tjera mbesin të shtrenjta. Dhe ka gjasa që luftën “ta marrim” edhe në 2023-shin. Kjo ngre pyetjen nëse marrëveshja do të respektohet me të vërtetë dhe sa ushqim mund të prodhojë Ukraina.
Supozojmë se marrëveshja respektohet, është e paqartë se sa shpjet do të japë efekt. Mund të jetë 1-2 muaj para nisjes së anijeve, të cilat duhet të lirohen nga portet. Për të dërguar anije të reja do të marrë shumë kohë, pasi duhet të vendosin dhe sistemet monitoruese, të gjejnë marinarë dhe të rregullojnë sigurimet.
Michael Magdovitz nga Rabobank, një bankë gjermane, thotë se Ukraina mund të dyfishojë eksportet e saj deri në tetor. Nëse nuk ndodh deri atëherë, gruri do të nisë të dëmtohet. Çdo vonesë në marrëveshje mund të shkaktojë trazira. “Ka rrezik shumë të madh në çmime nëse marrëveshja bie”, -tha Magdovitz.
Disa të tjerë mendojnë se marrëveshja është shumë e mirë për të qenë e vërtetë. “E kam vështirë të kuptoj se çfarë fitojnë rusët”, -tha drejtuesi i një kompanie agrikulturore. Mbi të gjitha, Putin ka thyer dhe më herët premtime. Dhe pse do të donte ai që Ukraina të nisë të përmirësojë situatën ekonomike, kur forcat e tij po vuajnë të zënë një centimetër mëë shumë në fushëbetejë?
Alexander Gabuev nga Carnegie Endoëment për Paqen Ndërkombëtare, një organizatë amerikane, argumenton se kthesa e madhe e Putin erdhi nga presioni i vendeve nga Lindja e Mesme me të cilët ai ka miqësi. Por jo Turqia. “Kur vjen puna për luftë gjeoekonomike të Kremlinit, Moska ka shumë mjete të tjera në kuti, përveç eksporteve të grurit”, -shkruajti në një status Gabuev.
Marrë nga The Economist/ Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



