Ka ndodhur

Zvërneci/ Qytetarët në protestë prej tre orësh: Nesër më shumë! (foto,video)

Nga Gazeta ‘Si’- Kësaj here nisi me tensione protesta e katërt qytetare në Tiranë e cila po zhvillohet prej tre orësh, kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.

Qytetarët u nisën drejt Kryeministrisë, ashtu si në ditët që lamë pas, por u hasën me kordonin e forcave policore i cili ishte vendosur në të dy krahët e Lanës.

Duhet theksuar se sot po luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, dhe për këtë arsye protestuesit nuk u lejuan fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pikërisht prej këtij kufizimi, nisën përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

“O sa turp me qenë polic”, “Hapeni rrugën” – ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Policia hodhi ujë me presion për të shpërndarë turmën por qytetarët ia dolën të kalojnë gardhin dhe të marshojnë drejt kryeministrisë.

Edhe sot thirrjet në kor janë “Narta është e jona”, “Mos ma prekni Nartën” si dhe kundër qeverisë Rama, të cilit i kërkohet dorëheqja. Gjithashtu u bëhet thirrje përfaqësueve politikë që të mos bëhen pjesë e protestës.

Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”.

Teksa protestuesit lëshonin thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkonin ndalimin e projektit, në zonë nisën reshjet e shiut. Megjithatë, pjesëmarrësit nuk u shpërndanë dhe vazhduan protestën, duke përsëritur thirrjet e tyre dhe duke kërkuar më shumë transparencë mbi procedurat e ndjekura deri tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë