Bota

Një ditë pas marrëveshjes për eksportet, Rusia godet me raketa portin e Odesës

Nga Gazeta “SI” – Raketat ruse kanë goditur portin jugor të Ukrainës, Odesa, më pak se 24 orë pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje që do të lejonte rifillimin e eksporteve të grurit me hapjen e porteve ukrainase.

Serhii Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të Odessa, tha se dy raketa goditën infrastrukturën e portit. Të paktën gjashtë shpërthime u dëgjuan në Odesa sipas anëtarit të parlamentit ukrainas, Oleksiy Goncharenko.

Sulmi vjen një ditë pasi ministrat nga Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në Stamboll, për të lejuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi ukrainas që synojnë lehtësimin e krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta.

“Kjo është gjithçka që duhet të dini për “marrëveshjet” me rusët. Shpërthime në portin detar të Odesa. Një ditë pasi u nënshkrua marrëveshja me Turqinë dhe OKB për rieksportin e drithit të Ukrainës sipas të cilit Rusia është angazhuar për të mos bombarduar portin”, shkroi në Twitter anëtarja e parlamentit ukrainas Solomiia Bobrovska./CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë